ZOGJTE E HICKOKUT- esè per Tanin

ROLAND GJOZA

ZOGJTE E HICKOKUT

Esè per Tanin

Prisnim te pergola, nen bistaket e rrushit,te medhenj e te rende qe s'leviznin nga era.Nje luzme grenxash silleshin mbi kokat tona.Ishte rrush Tajge dhe Hafiz Ali i zi,i pavjelur,qe per cudi nuk prekej nga askush.Ku e dija une, se aty vinte Tani, enkas per te pare bistaket e praruar te rrushit,mbi tryezat intime,mbi vajzat,mbi te lajthiturit dhe te famshmit e spektakleve..Ishte mbasdite,dielli i madh i kuq,dielli i fundit,dukej ende mbi mur me nje bukuri tronditese.
- Tani,ti vjen shpesh dhe shikon bistaket e rrushit.Te pelqen ky vend?
- S'kam pare bistake te tille.Ketu njeriu ndjehet ndryshe.Sikur ka me shume fat.Vajzat duken me te bukura.Ju, te spektaklit,beheni me interesante,une fitoj siguri me te madhe me Buxatin dhe Pirandelon.Vij dhe kur mbushen portokallet me kokrra te medha,te kuqerremta dhe limonat me kokrra teper te medha te verdha dylle si qirinj feste.Askush nuk i prek.Kjo eshte interesante.Perjashta behen greva,mitingje,katrahure e rremuje pafund,ndersa ketu,Kopshti i Edenit nuk preket.
- Ti vjen te Kopshti i Edeni-i thashe.
- Jo si Adam -me tha dhe qeshi.
- Po pse jo si Adam? e pyeta.
- Eshte shume patetike.S'me pelqen qe e thashe.
- Mua me pelqeu.
- Zoti krijon dhe nje vend per ne.Dy hapa me tej ndoshta vrasin dike.Mbreme u vra dikush te piceria Loro Borici.Mjafton te shikoj keta bistake me rrush dhe keto grenxa qe s'na thumbojne dhe e kam gjetur alibine.Pse jeni mbledhur? C'prisni?
- Sonte te pesembedhjetekateshi do te xhirohet nje skec i Koco Devoles.Duhet nje makine jashte serie.Presim.Ketu vijne shpesh ata tipat qe kane makina te tilla.
- Eshte duke ardhur.
- Kush?
-Bishtaleci.
- Nga e di ti?
- Ngaqe vi shpesh e kam pare.Po kam ikur shpejt,se nuk dua te di me teper.Me pelqejne cereket apo gjysmat e historive.Edhe ata i terheq bibla e ketij kopshti.Eshte nje mister.Pa dashur eshte perkuar me dicka te shenjte.Dhe per mendimin tim ky vend se ka jeten te gjate.Erdhi!
Ne lokal u futen tre vete veshur me te zeza.Bishtaleci ishte biond,mjaft i pashem,me sy te embel ,te qeshur.I gjate,trupdrejte,me nje ecje te lehte e te shkathet prej atleti.Kishte floke shume te gjate te mbledhur bishtalec,te lidhur me nje fjongo te zeze.Dy te tjeret ishin rrondokope,nurseze,te paafrueshem.Pali Kuke u ngrit ne kembe dhe me miresjellje e tij,qe bente pershtypje,pyeti se e kujt ishte makina.Ata nuk i kthyen pergjigje.Edhe Koco Devole u drejtoi te njejten pyetje,po ata bene sikur s'e degjuan.Ne kete kohe,qe s'kam per ta harruar kurre,Tani i tha shpejt e me njefare zhargoni bishtalecit.
- Jane fakiret e televizionit,xhepshpuar,pa nje dysh,duan Mercedes-Bencin tend per nje xhirim te pesembedhjetekateshi.
- Ta marrin ,po me nje kusht,te me xhirojne dhe mua-tha bishtaleci.
Tani u ngrit dhe iku.
Bishtaleci u kthye nga Pali dhe Koco;
- Artista,dakort,po te me xhironi dhe mua.
Ata nuk e prisnin.Koco tha;
- Kemi gjithe diten qe presim.Qenkemi me fat.Ja dhe makina qe kerkonim,e zeze,e madhe,me perde, jashte serie.
- 120 000 marka, njesh! tha nje nga rrondokopet me bezdi.
-Ti do te luash shoferin,tha Pali.
- C'do te bej une?
- Do t'i hapesh deren biznesmenit 2M, Kocos.
- Me kenaqesi.
- Koco duhet te na e hapi ne,damblla! tha rrondokopi tjeter me mllef.
-Lere,s'ka gje,kjo ka qene endrra ime,te dal ne nje film,tha bishtaleci me njefare gezimi te permbajtur.
Kaluan dite.E kishim harruar bishtalecin biond.Tani ishte muzg.Cuditerisht mbi pjergullat me bistake rrushi po lazdronin me hare te krisur nje tufe zogjsh.Ata cukisnin kokrrat e medha te rrushit,me sqepat e verdhe ne driten e fundit te dites.Na u kujtua filmi "Zogjte" e Hickokut.Tani mori ne dore nje kokerr rrushi te ngrene pergjysme.Nje kokerr rrushi te zi,te skerfitur,me nje fare te madhe brenda me ngjyren e arit.
-E more vesh,tha ai,ata i vrane.Te tre.Brenda ne ate makinen.Ka dy dite qe ketu vjen e ema e bishtalecit,ne kete ore,ose pak me vone,po ajo vjen,megjithate.S'kam pare nene me te pikelluar.
Vertet,ajo erdhi.Ishte e re,e gjate,e bukur e mbeshtjelle me nje sharp te zi.
- Vjen kur bie erresira.
- Ajo po qan,thashe une.
- Qan kur bie erresira,tha Tani
- Dhe keta zogjte,thashe une
- Zogjte e Hickokut,tha Tani,eshte e para here qe i shoh.Ajo e kishte djale te vetem.Ai merrej me trafik prostitucioni.
Tani shikonte kokrren e rrushit.Nxorri prej saj faren e madhe dhe e futi ne goje.Une e pashe me cudi.
- Dua ta mbjell ne fyt,tha duke qeshur,te me vijne dhe mua zogjte e Hickokut.Te vuash per tjetrin eshte detyre,te vuash per kete nene eshte dhe art.
Isha betuar te mos i harroja ato fjale te trishtme,tejet poetike,te thena pikellueshem ne ate Kopsht Edeni,ku vinin njerez dhe fantazma.
Tani u ngrit dhe iku.E pashe atje te dritarja ku hodhi nje shikim te shpejte brenda me nje sy te madh kureshtar dhe nxitoi drejt deres prej hekuri.Ate e priste hena perjashta.Po ajo hene qe nga koha e Adamit.Sikur ta merrte dhe te ikte bashke me te nuk do te me vinte cudi.Ai ishte nje djale i drojtur,qe ndoshta priste naten te qante ne erresire.Me shume per artin.Per zogjte e Hickokut.
Brenda ishte Pali Kuke me ate grua.
- Faleminderit,i tha ajo,sa ben?
- Asgje,te lutem,mos e perserit.
- Ai ishte aq i mire,i dashur,s'i bente keq as mizes,pse o zot,pse o zot me denove kaq shume.I thoja,prije bishtalecin,se te shkon aq shume,hiqe kordelen e zeze,se ndjell keq,po ai qeshte,vetem qeshte si cupke.
Pali i kishte lene mbi tavoline kaseten e filmit,ku ai,djaloshi biond me bishtalec,del nga makina dhe i hap deren Kocos.Kaq.
Ajo nuk qante me .Konjaku qe kishte pire e kishte mbledhur pak.I shkelqenin syte me nje ndricim te thelle qe pikonte brenda.Kishte qepalla te medha,qerpike te gjate qe leshonin hije,duar elegante,gishtrinj te gjate,te thate,sapak nervoze e sensuale.Gjysmen e kokes prapa dhe supet e gjere i a mbulonte sharpi i zi.
- Mos e teprova,qendrova gjate..e kam humbur..me falni..po ju ma keni pare djalin heren e fundit..me falni,para se te ngrihem dua t'ju pyes,a ishte i lumtur qe po e xhironit?
- Ishte shume i lumtur.
- Aktrimi ka qene endrra e tij..po..edhe imja..edhe imja..
Atje me tej ishte Tani,ne kembe,me nje veshtrim te cuditshem.Ishte kthyer prap.Jo,atij njeriu nuk i shpetonte asgje.Rrinte te banaku dhe i vinte veshin bisedes.Perjashta ne kopsht ne dritat e zbehta si qirinj dukeshin turbullt zogjte qe cukisnin kokrrat e medha te rrushit.Ishte nje nate mbytese,tejet blu.Gruaja doli.Tani e ndoqi nga pas.
- Zonje,peshperiti ai.Ajo ndaloi,kthehu koken,kapi me dy gishterinj fundin e sharpit te zi dhe e vuri ne buze.
- Une kam zerin e djalit tuaj.
- Zerin e tij?
- Ate diten e xhirimit kur ai tha se e kishte patur enderr te behej aktor,te luante filma.E kam sjelle me vete.
Ajo qau.Ajo qante qetesisht kur binte erresira.Ishte koha e trishtimit te nje nene qe kishte humbur te birin.Te birin e vetem,qe se preu bishtalecin dhe nuk e hoqi kordelen e zeze,qe i jepte aq hir dhe ndillte te keqen.
- Zonje,kjo qe po ju jap eshte lutja ime dhe nje qiri i shenjte,qe do te ndizet vetiu sa here do ta degjoni.
- Faleminderit..shume faleminderit...si ju quajne?
Ai i tha emrin. Ajo e bekoi.E bekoi nen ata zogj te terbuar,te zinj,qe cukisnin pa pushim bistaket e medhenj te rrushit.
- Mos vuani kaq shume, ,ju vuani..,i tha ajo.
- C'thoni,zonje!
- Mos ndillni per keq.
Ajo u kthye dhe iku.Ai iku pas saj.Ajo qante ne erresire.Ai mendonte per stilin e veshtire te Pirandelos.Ajo fshinte me fundin e sharpit te zi lotet e nxehte.Ai mendonte per zogjte e Hickokut dhe qeshte.Tani qeshte shume bukur,me bukur se Pirandelo dhe Buxati. Ai ende qesh,qe te mos ndjelle keq.


Kuadër nga filmi i Alfred Hickokut "Zogjtë"

1 comment:

Anna said...

A JENI NDIJE SE MARTESA JUAJ PO SHKËRBET/SHKURORZIMI/DASHURIA E HUMBUR DHE POSHTË FINANCIArisht ??? SHTEPIA SHPIRTËRORE DR ELLEN OMIRI ËSHTË ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA. TELON OSE WHATSAPP:+2348106541486
*Magji e fuqishme dashurie.
*Hakmarrja e korbit të mallkuar.☎ +2348106541486
*Regjistruesi i magjisë së dashurisë për të rikthyer të dashurin e humbur në 24 orë.
*Shëruesi tradicional për të rikthyer të dashurin e humbur (kthehu ish-dashnor pa kodim).
*Magjitë e martesës. Email: ellenspellcaster@gmail.com
* Shërues lokal.
*Herbalist/shërues tradicional.+2348106541486
*Fallxhorja
*Leximi me pëllëmbë. Email: ellenspellcaster@gmail.com
*Lexim psikik.
*Çmenduri e shkaktuar nga zanati i shtrigave.+2348106541486
*Magjitë e zeza për të rikthyer një të dashur
*Magjitë e puthjes/tërheqjes.
*Fëmijët kokëfortë
*Fëmijët e shurdhër në klasë
NE OFROJMË SHËRBIMET TONA NË TË GJITHA VENDET NË TË GJITHË BOTËN THIRRJE/ WHATS APP:+2348106541486
E-MAIL: ellenspellcaster@gmail.com