PUTHJA E ZEZE


PUTHJA E ZEZE

nga ROLAND GJOZA

Askush nuk te pret ne Nju Jork.Je si ne nje ring.Manhatani eshte nje ring.Ha ca grushte te forte dhe je ne gjendje nokdauni.Nuk po merrja dot nje cek.Nuk po me ecte.Aq shume me pelqente te kisha ne dore nje cek,sa ne cdo bisede,mu be zakon te pyesja per cekun.Kaloi muaji i pare pa pune.I dyti,i treti,parate e shtepise qe kisha shitur ne Tirane po pergjysmoheshin.Me hyri paniku.U treta e u shemtova,me rane faqet,floket mu thinjen,filloi pagjumesia dhe harresa.E gjeja veten duke perseritur po ato gjera.Humbi perkorja dhe finesa.Zeri i dyte mu largua.Me lane gjerat gjer dhe manierat e imta qe i kriposnin pak castet e jetes sime.Po vinte neveria.Mjaft!A kthehemi mbrapsht? Ku te shkojme? Po,vertet,ku te shkojme? A ishe ti qe mburreshe;ia hodha,po shkoj ne Amerike?Po,ke te drejte,une u mburra,madje thashe se nuk do te kthehem me.Ne Amerike ka nje shprehje,qe besoj ka dale nga emigrantet, Take it easy,qe perkthehet,merre lehte.Po ishte krejt e pamundur,nuk e kisha veten ne dore.

Kerkoja pune,nje pune cfaredo,po njerezit vetem me degjonin te qete,pinin kafe dhe cigare.Sot luan Milan Mancester.Do te grumbullohemi te kafe Roma,po ti do te vish?Doja te therrisja,Ej,me degjoni,une kerkoj nje pune,se po me mbarojne parate.Me thoni, ju lutem,ku te mbytem?Te kafe Roma,ne oren dy..

Ne Nju Jork nuk te japin informacion.Ku te paraqitem,zoterinj?Te kafe Roma.A ka ndonje zyre ku mund te marresh ndonje informacion te thjeshte per pune?Te kafe Roma.Atje shkova,te kafe Roma.Ishte e shtune.Prit,me thane.Prita.Ne oren dymbedhjete te nates,u thyen shishe birre, u kercye mbi tavolina,u shane,u rrahen,dikush qante,njeri beri shurren ne mes te lokalit.Dollaret derdheshin lume.Dollaret e nje jave pune.Dollari eshte jeshil si vreri,kur s'ke c'te nxjerresh me.

Ne Nju Jork nuk merret njeri me ty.Ika.Ne kafe Roma u bera si i shtepise..Kam nje enderr,i thashe dikujt,te prek nje cek.Ai nxorri kuleten nga xhepi i pasme i xhinseve dhe me la ne dore nje cek.Ky eshte,tha.Shiko sa marr une.630 dollare ne jave.O,merrke shume.Hyj te mesataret.Nuk jam i kenaqur.Po une qe s'marr asgje.?Epo,Amerika eshte me te ecur,burre i dheut.Ketu ka nje shprehje;Te marrte me te mire Amerika.Ata qe s'i merr me te mire,kthehen mbrapsht.Une jam bere per te qare hallin,i thashe,s'kam me para,do te kerkoj borxh.Po ne Nju Jork nuk te japin borxh.Eshte e vertete?Nuk e di.Sa muaj u bere pa pune?Kater muaj.Do te te lene nje vit pa pune,do te te lene te zvarritesh si qen.Te vuash edhe ti si te tjeret.Ky eshte nje rregull i ashper,po,ama, eshte nje rregull i drejte.Ke shkuar te mjeku?Jo.Akoma s'i ke marre ilacet?Jo.Po si rri pa ilace?Do te cmendesh vertet?Merr ilacet,se perdryshe do ta hash.Ti, tani , i dashur,zere se je shtruar ne nje pavion te cmendurish.Ti qofsh.As kete s'ta kane thene?Jo.Te pashpirtet.Ne Nju Jork nuk i vjen keq njeriu.O zot,o perendi,mos m'i merr mendte.630 dollareshi me shikonte nga lart poshte me nje ndjenje te sigurte per veten.Kushedi si i dukesha,se ai po me shikonte me njefare dhimbjeje.Une s'te rregulloj dot nje pune.Kam paguar 3000 dollare per te siguruar kete pune.Pastroj kater kate te nje gratacieli.Supervajser kam nje nga Mali i Zi,ai mi perlau parate,tani e ka rritur gjoben,kerkon 5000,po s'eshte per ty.Ai qe te rekomandon do 2000 per vete,pra behen 7000.Je ne gjendje te paguash?Jo.Sigurisht qe jo.E vrane nje supervajzer,se u tregua maskara.Mori parate,e la nj fakir te punonte dy muaj dhe e fajri,pra,e hoqi nga puna.E kishte bere kete marifet me tete shqiptare.E gjeten copa copa te paketuar brenda ne garbixh,ne plehra.More vesh?Une dridhesha,me vinte si te fiket.U mbulova nga djerset.C'pate?Merr urgjentisht ilacet.Tre vjet keshtu do te vuash.Tre vjet,me e pakta,se vazhdon dhe pese e gjashte vjet.Duhet te durosh.Pastaj,pasi te behet lekura si sholle kepuce,s'ndjen me asgje,s'heq e s'vuan,ke mbaruar me te gjitha,e merr jeten si te vjen dhe vidha,ajo vidha qe rri shternguar,te eshte spanuar,paraja para,femijet me shkolla te mira,ti qyqar,s'ecen me me kembet ne toka,po me kembet lart nga dielli,i qeshur,me i lumtur se nje reklame per breket e banjos,i shendoshe dhe buzagaz sic i ka hije nje amerikani.Kjo te pret.O zot o perendi,ky eshte fundi,po une ende s'kam filluar,jam pa pune.Une s'te ndihmoj dot,sic ta bera te qarte, duhen 7000 dollare,po edhe kjo eshte e rrezikshme,sepse..te paketojne,burre i dheut.Pikerisht aty ne kafe Roma qelloi nje nga ata qe lindin me talentin per te ndihmuar te tjeret.Keta njerez jane te rralle,i quajne zakonisht te leshte dhe s'gezojne fort personalitet,ngaqe prishin rregullat e 7000 mijesheve.Ai me tha me thjeshtesi duke me habitur pa mase.Eshte nje vend bosh ne nje Makdonald ne Manhatten.Porter.I ke letrat?Po.Menaxheri eshte shqiptar.Shko takoje sa me pare.Ai punon nga mengjesi ne mbremje dhe fle atje ne Mekdonald,ne bezme,bodrum.Lus zotin te kesh fat.Une si di rruget,i thashe.Mos u shqeteso,po te coj une.Faleminderit shume.S'ka gje.Hyme ne metrone e Nju Jorkut,ne rrjeten e merimanges,ne rrjeten e nje merimange te vjeter,qe te ha e te grin me shkaterrimet dhe pisllekun kuterbues dhe, pasi nderruam pese trena,mberritem ne Time Square,zemren e Manhattenit.Menazheri shqiptar qe shume i pashem,i qete,serioz.Ai me pranoi menjehere.Ke fat,me tha,ai qe prisja s'ka mberritur ende,fitove ti.Ne Nju Jork s'ka kohe.Neser ne 7 fiks ne pune.Kur them fiks,fiks,shqiptar.Asnje minute para,asnje minute prapa.Ndryshe fluturon.

Nuk fjeta.Shikoja harten.U nisa tri ore perpara.Nju Jorku eshte qyteti gjigant qe s'fle.Po njerezit,ama,flinin neper trena.7 milion njujorkeze udhetonin nen toke njekohesisht me mua bashke me gjumin e tyre te nderprere neper stacione.U nisa me trenin M nga Metropolitan Avenue,zbrita ne Myrtle Avenue.Prita pese minuta ne stacionin ajror mbi rruge.Shikoja pellumbat qe benin dashuri.Mora trenin J.Zbrita ne Esseks,pashe dy amerikano latine qe kendonin me kitarre tango te vjetra.Prita shtate minuta ne kembe i mbeshtetur ne nje kolone me pllaka te bardha.Nju Jorku eshte i bukur.Isha ne barkun e merimanges,nje bark i zbrazet plot drita.Ky stacion eshte rikonstruktuar, te ben pershtypje pastertia dhe ndjehet parfumi i grave.Amerikanet vene shume parfum.Erdhi treni F.Hipa me te shpejte dhe zura nje vend.Gazeta,libra te harruar mbi ndenjese.Dua te marr nje liber,po s'kam kohe,se stacioni tjeter vjen shpejt dhe koha ketu iken sikur e ndjekin.Mberrij ne Union Square,14 strit.Ketu me pret nje rremuje e madhe.Eshte nje nga nyjet me te rendesishme te metrose.Pikerisht ne kete vend takohen pjesa me e madhe e trenave.Pertoke shesin kaseta me filma.Nje kinez i bie lutes,nje vegle popullore,plot me gdhendje fantastike.Ai merr nga une nje dollareshin e pare.O zot,me co ne vend ne oren e caktuar.Ne kaosin e Sheshit te Bashkimit,e humba fillin.C'tren do te merrja?Sheshi i Bashkimit u be Sheshi i Ndarjes.Ketu marr trenin 5,up toun,qe te con lart,ne pjesen veriore te Manhatenit.Mberrij ne 59 strit,ne Levingston Avenue,zbres me nje mbrese deshtimi.Kam gabuar.Jam prane Central Park.Duhet te kisha zbritur ne Grand Central,ne 42 strit.Kthehem mbrapsht dhe mberrij perseri ne Union Square.Po pse ketu?Me kapi paniku.Mund te kisha zbritur ne 42 strit.Pastaj te merrja B,D,V,oseV.E kisha humbur.Nxorra harten,po s'kuptoja asgje.U ula ne nje stol dhe mblodha veten.Prane meje ,nje vajze e bukur bionde lexonte nje roman bestseller.Amerikanet nuk te shikojne ne sy dhe ti s'duhet t'i shikosh.Bukuria e saj e paster ala Hollivud ma mori mendjen fare.U ngrita dhe vrapova.Ne vend qe te merrja trenin F,D,B,ose V,mora serish 5,po kisha mendjen qe te zbrisja ne Grand Central,42 strit.Atje ishte katrahure e vertete.Merimanga e vjeter 100 vjecare,kishte dale per gjueti.Miliona viktima ne barkun e saj.Nje nga ata isha dhe une.Nxitonim te perfundonim ne barkun e saj te pafundme,nxitonim per tu ngrene.U shikoja njujorkezeve vetem tabanet e kepuceve,me thembrat e pangrena,qe tregonin mireqenie,xhepat e fryre,u pikasja gjithashtu dhe lehtesimin e madh qe ndienin teksa flakeshin si jashteqitje plot gas dhe serish vraponin sikur i ndiqte dikush nga pas.O zot,c'trullosje,s'dija ku isha.Harrova ku po shkoja.U ula perseri ne nje stol te ndyre ku flinte nje homles.Ai kishte vene biblen si nenkrese.Ishte pjekur me Krishtin.Une po shkoja te filloja punen e pare dhe ndieja ankth, emocion, mundim,gati lumturi qe do te filloja nje pune dhe do te merrja nje cek.Krishti eshte me homlesin,mendova,Rokfelleri eshte me mua.Homlesi flinte,une vrapoja.Ora ishte gjashte e dyzete.Ku shkoi kaq shpejt,mos ishte koha e shpirtrave kjo,qe rreshqet tinezisht dhe s'te pyet.Po me linin fuqite.Te lutem Amerike,me merr me te mire.S'kam bere asgje te keqe,vec ca vjershave qe s'mi lexon njeri.I vetmi mekat.Ma fal kete mekat.Trenat vine njehere ne dhjete minuta,te pakten treni qe pres une,treni 7.Ai s'po vjen.Po erdhi tani,une kam kohe te mjaftueshme,po jo te tepert.Mund te mberrije pese minuta perpara.Nuk eshte keq.Treni s'po vjen.Kam dhe nje cope rruge per te vrapuar.Ai po vjen,me shpejtesi si prej akulli.Vjen dhe s'vjen,si per t'u tallur.O zot,pse s'fjeta sonte ne nje stol metroje si ai homlesi?Me ne fund treni 7 erdhi.Dridhesha i teri.U hap dera automatike me ngjyre argjendti dhe prita te dilte turma e njerezve.Kur u bera gati te vija kemben ne te,nje vajze e zeze perplot bukuri bishe dhe ajri te savanave te Afrikes,parfum trulloses lektises dhe seks te bujshem qe po shkrumbohej nga flaket,i zgjati buzet e mishtorme nje djaloshi te zi me kacurrela dhe sakaq u mberthyen te dy aty te dera,ngjitur me mua,qe doja te hyja brenda ,por s'po s'hyja dot.Ishte nje puthje e zeze qe kishte nje bukuri te mahnitshme.Ai i vuri doren prapa te bythet e kercyera dhe ajo iu dha me dhimbjen e thelle te dashurise qe s'do te ndahet per asnje cast.Ajo po e tepronte,ai u terhoq pak prapa,po ajo i futi doren poshte dhe ai i u dha si i mrekulluar.Dyert u mbyllen dhe u hapen serish.Ne ate katrahure te Grand Central,ajo puthje qe me la pa mend,kerciti per te fundit here me nje pasion pervelues te nates afrikane kur luanet shkojne pas luaneshave nen shiun e zjarrte te yjeve.Dera u mbyll para syve te mi.Djaloshi brenda,ajo jashte,une ne kembe duke mos dale ende nga ajo puthje e zeze,me nje parfum shkrumbi te Afrikes qe digjet.Une gomari ,ndieja ende poezine,qe po me merrte me qafe.Kur u kujtova per trenin qe me iku,gati sa s'qava nga deshperimi.Ora ishte gjashte pa dhjete.Ndieva nje si thike ne bark.I hipa trenit tjeter,me tronditjen e puthjes se zeze,dola nga dera i pari dhe ia dhashe vrapit neper Time Square.Mberrita atje ne shtate e kater minuta.Hyra brenda.Pse ta fsheh,puthja e zeze me ndiqte si tundim i djallit.Menazheri me pa,ma beri me shenje,shko,une u ktheva dhe ika.Kisha humbur punen per kater minuta, aq sa zgjat nje puthje. Nje puthje e zeze.

Roland Gjoza- tregim- MOTRAT KARMELITANE

ROLAND GJOZA

MOTRAT KARMELITANE


Ai quhej Francesk.Ishte prift ne Azis.Rroi koken,mbathi sandalet zbathur,doli ne rruge te predikoje.S'kishte para per te blere as dhe nje cope buke.Kisha mbeti larg.Ai nuk u kthye me atje.Fliste shume bukur dhe, nga fjalet e tij, njerezve u shfaqeshin mirazhe.Francesku endej neper rruge,ne shi,ne diell,i ndjekur nga nje shpure vagabondesh,qe i ktheu te gjithe ne pasues te tij,i ndjekur nga nje aradhe kurvash ,qe i ktheu te gjitha ne pasuese te tij.Kur vdiq, mungesa e tij melankolike, u shnderrua ne idhujtari te re.Me 1009 u themelua urdhri franceskan.
Gjergj Fishta ishte franceskan,me i madhi franceskan i Shkodres..Ai kishte lindur ne Fishte te Zadrimes,atje shkonte cdo vit dhe ulej te Mrizi i Zanave.Ky yrt blu si nje pjese e qiellit eshte edhe sot i paprekur.Rudine e bute e prere kryq e terthor nga rrezet e fresketa te agsholit,madje dhe naten vezullon holle dhe ndihet neper te nje tringellime prej argjendi sikur punojne qielloret ne punishtet e arit.Vertet, si ka mbetur pa u demtuar kjo parajse el,prane shtepise ku vinte per te pushuar e per te shkruar kenget e Lahutes,Fishta i famshem?Nuk e di.Kam qene atje ne 2004,ne fund te gushtit,jam ulur te Mrizi i Zanave,kam pire kafe te bluar me mullirin e kafese,qe perdorte Fishta.Jam futur ne dhomen e vogel me dritare nga oborri ku shkruante poeti,kam pare vendin ku flinte,po ajo qe me beri pershtypje te madhe ishte qemeri i portes,qemeri prej guri te bardhe te latuar me stilin roman,ku benin spikame dy kryqe.Fishta kishte falur dy gjaqe.Dy kryqe te gdhendur nga dora e Fishtes.Grate ishin te bukura,te gjata,te plota,qeshnin e kukurisnin,perplot shend hireplot,stermbesat e Fishtes dhe burrat e tyre me mustaqe te medha,nuk pushonin duke treguar per poetin,qe parashikonte gjithcka,madje edhe vdekjen e vet.Po pse qeshnin valle?Po zjenin rakine.Ne kete kohe vinte Fishta,shkruante,kendonte,qeshte me gaz te madh dhe falte gjaqe.Grate dhe burrat pinin raki dhe benin dashuri.I shikonim dhe s'i shikonim,iknin dhe vinin,oshetinte shtepia nga te qeshurat,kumbonin shkallet,ulerinin si dreqi grate,ankoheshin e shanin burrat.C'behej ne ate shtepi!Ne ate shtepi ngjitur me Mrizin e Zanave.Gra dhe burra, qe do te treteshin neper varre,po te mos ishin falur ato dy gjaqe.Gra qe benin dashuri,pinin raki dhe u shkelnin syrin burrave,qe nuk ua dilnin dot.C'gra,keto te fisit te Fishtes!Gra te bukura,qe i kishte shpetuar falja.Falja e Franceskut te Azisit.Falja e Gjergj Fishtes.
Nuk e kuptoja kete lloj falje.Iknim neper Zadrime si te trullosur.Ishim nisur per ne Nenshat te Shkodres,ku me priste nje histori e cuditshme,me e mistershmja histori,qe ende s'me besohej.
Ishte muzg.Vetmi dhe zheg.Na kishin thene se ishin disa vajza qe ishin mbyllur perjete ne nje kuvend ne mal.Quheshin motrat karmelitane.Mberritem,e hapem vete deren prej teli dhe hyme brenda ne oborrin e madh,bokerrime e kuqerremte,qe ngrinte pluhur nga era.Kuvendi ishte i madh si manastir,i bukur,i paster,me nje fener te gjate te porta.I rame ziles.Doli nje vajze shume e bukur,me veshje te zeze dhe skufje te bardhe.Ajo na buzeqeshi dhe na ftoi brenda.Nje korridor i shtruar me pllaka argjendi,nje dhome e vogel me disa karrige dhe nje sportel.Ne pritem gjate.Erdhi nje vajze tjeter,hapi sportelin dhe na pyeti;
-- Keni ngrene darke?
-- Jo.
Ajo na solli makarona me salce,fruta dhe uje.Po nuk harroj buzeqeshjen e saj,qe me dukej se ishte shpikja e saj.Nxorri nga brenda nje shporte te mbushur me letra te palosura dhe e vendosi ne tryezen ku po hanim.Heshtje dhe qetesi,si atehere kur njeriu lutet pa ze.Ishte vertet ora e lutjes.Ato luteshin 7 ore ne dite.I pame nga dritarja si luteshin ne kembe,me pellembet e duarve te puthitura,me syte e zbardhur sapak nga era e qiellit,sepse ato prej andej kishin dale prej andej per t'u ngjitur lart.Syte e medhenj,me blana te erret nen to,qerpiket me nje grime drite te fundit,gjoksi qe ulej e ngrihej me ritmin e vargut te lutjes.Kurmi i drejte,i epshem per qiellin,indiferent per token,qe s'u perkiste me.Pse luteshin aq shume?Vertet kishin vendosur te mos dilnin me nga kuvendi?
-- Si te quajne? e pyeta gati me peshperime.
-- Marie.Kam nje vit e gjysme ketu,me duhen edhe kater vjet qe te pranohem moter karmelitane.
-- Nuk pendohesh?
-- Kam ardhur me deshiren time.Kjo quhet klauzura,mbyllja.
-- Po deri kur?
-- Pergjithmone.
-- Po pse,Marie?
-- Lutemi per ata qe s'luten.Klauzura nuk eshte ngujim,po jete e mbyllur me vullnetin tone.Celesi eshte ne anen tone,e hapim porten kur te duam.
-- Luteni per vete?
-- Edhe per vete.Lutja eshte dashuri.Lutja eshte zbrazja jone para zotit,i besojme te fshehtat.Njerezit japin jeten per nje qellim.Ne japim jeten per zotin.
-- Po si jetoni ketu,me c'fare merreni,dita dhe nata per ju duhet te jene te pafundme.
-- Varet si ta kuptosh,zoteri.Ne kemi kopshtin,mbjellim,qendisim,lexojme,gatuajme,hekurosim,presim udhetaret,lutemi per halllet e tyre.E shikon ate shporten,ajo mbushet me copa letrash,ku jane mbyllur plot drama te njeriut te zakonshem.Ne i hapim letrat,lexojme c'shkruhet ne to dhe lutemi,terheqim vemendjen e zotit te lutja jone.Dhe kete e bejme me te gjithe forcen e shpirtit.Ketu ne kopsht kemi dhe varret tona.
Kjo me beri mjaft pershtypje.Ajo me tregoi varret,shtate tunele prej guri,aq sa ishin ato,me fenere, qe leshonin driten e lutjes.Kopshti i madh ishte mbjelle me domate,tranguj,qepe,peme,benin spikame pjergullat e rrushit,puse,lisharse,shkurre lulesh,trendafilesh e lilakesh.Ajo m'i tregoi te gjitha,pastaj u kthyem te shporta me letra.
-- Te hedh dhe une nje leter,-- i thashe.
-- Natyrisht,-- m'u pergjigj.
Kisha nje trashegimi,po s'po merrja gje.
Pastaj i takova dhe motrat e tjera.Tani u binda qe ato kishin shpikur buzeqeshjen.Te gjitha ishin aq te dashura,te embla,pa fjale,sikur te mos ekzistonte ne kete bote,cmireziu,egoisti,hajduti,krimineli..Une kisha bere pak hapa nga toka dhe isha ngjitur lart.Ato ishin ne qiell.Jetonin me lutjen,diellin e tyre dhe me ngacmimet tokesore,henen e tyre.I kisha humbur lidhjet prej vdeketari.Francesku i Azisit e Gjergj Fishta duhet te ishin diku atyre aneve,nuk shfaqeshin,po punonin per shpirtin,per te padukshmin shpirt,qe fare pak e dine qe ekziston.Ishin punishtet e arit qe permbytnin naten me vezullim te holle si te Mrizi i Zanave.
Pastaj Maria me tha;
-- Zgjata doren dhe mora nje leter.Po me vdiste nana.Duhet te lutesha per shpirtin e saj.
Nje moter,kur hapi letren mesoi se fshati i saj ishte braktisur krejt dhe duhej te lutej per varret qe kishin mbetur vetem.Nje moter tjeter zuri shtratin,kishte mbetur vetem.Asnje ne kete bote.Mbytur ne liqen duke festuar,nane,vellezer,motra,nipa,mbesa.C'mund te thuash?
Keshtu rrojme ne dhe lutemi,hyjme ne kapele cdo dite dhe lutemi,per ata qe s'luten me dhe per ata qe s'besojne te lutja.
Sa me pelqente Maria!C'donte ajo ne kete kuvend?
-- Makina na pret,-- i thashe, -- vjen me mua ne Shkoder?Nje nate.Vetem nje nate,se me pelqen shume.
Ajo buzeqeshi me embel,me nje hir te madonave te Kapeles Siksine,beri sikur nuk degjoi asgje dhe nuk me ktheu pergjigje..Nuk me besohej se keto vajza do t'i bindeshin urdhrit te Franceskut te Azisit apo Fishtes,apo, sic me thane ,nje shenjti te malit Karmel ne Izrael,qe kishte jetuar disa shekuj para Krishtit.Une ndieja tundim te fshehte dhe s'me ikej vetem ne Shkoder per te fjetur.
Maria mori shporten,shkoi ne nje cep te kopshtit, i dogji letrat me drama te vogla,qe shpejt u shnderruan ne nje pirg hiri.Aty ishte dhe letra ime.Lutjet ishin shqiptuar.Tashme ato letra ishin ne qiell.Shporten bosh ajo e la para sportelit,u kthye nga une dhe peshperiti;
-- Tani do te ndahemi.Kaq ishte takimi.
-- Une te pres,-- i thashe me zerin qe me dridhej,-- jam ne makine.Nuk iki pa ty.Marie,nuk e merr vesh njeri,dy ore,vetem dy ore,ti je kaq e bukur,sa une nuk mund te mos t'i them keto fjale.
Ajo buzeqeshte me shpikjen e saj.O zot,sa e embel ishte.Po krejt e marre, qe kishte vendosur ta ngryste jeten ne kuvend.I preka doren.E hoqi shpejt.
-- Zoteri,une do te lutem per ju.Gjithmone do te lutem per ju.
-- Ju pres.Kjo eshte lutja ime.
Dola neper nate.Veshet m'i shpoi zeri i bulkthit,si nje alarm sirene,hunden ma goditi kundermimi i forte i zhumbrices,te shkundur nga era.Prita ne makine me ore te tera,po ajo s'doli.Une mendoja se ato vajza kishin patur drama te forta ne jete, ndaj ishin detyruar te mbylleshin perjete.I besoja afshit te nje nate vere,trullosjes nga dashuria,mekatit fillestar,s'besoja te shenjterite,vetem se me pelqente kur degjoja per mrekullite biblike.O zot,si t'i besoja kesaj atavizme ,ne mijevjecarin e trete,njemije vjet pas Franceskut te Azisit?Kaq i forte kishte qene fuqia e ketij prifti?Vertet,kaq i perkore dhe i pamposhtur paska qene urdhri i Fishtes,qe kishte falur dy gjaqe?Po sikur te vinte Maria?E c'fare?Asgje.Ishte e natyrshme qe te vinte.
Neper nate degjova kembe.Vinin njerez,i binin ziles dhe hynin brenda per te lene ne shporte letrat e tyre.Njerez te ngrysur,qe pothuajse kishin hequr dore nga te drejtat tokesore,njerez qe ngjiteshin ne qiell.Pastaj erdhi nje popull i tere dhe u zhduk ne qiell.Une ngriva brenda ne makine dhe s'po ju besoja syve,pickova doren,po ishte e vertete,degjoja korin e lutseve dhe mermerimen e trishtme te nje populli,qe besonte ne qiell.Pashe motrat karmelitane qe fluturonin lart e poshte,qirinj qe ndizeshin ne ere,pashe Marien,me buzeqeshjen e saj aq joshese dhe,pse ta fsheh,ndjeva xhelozi per Krishtin.
Ika nga syte kembet sikur me ndiqnin.

LASGUSH PORADECI - nga Roland Gjoza



LASGUSH PORADECI

Shkruar nga Roland GJOZA

Rita Bumi Papa,poetesha greke, kishte mberritur ne Pogradec.Ne mbremje ne ndodheshim te Lasgush Poradeci.Ai kishte nje muaj qe pergjonte ardhjen e mjelmave nga Ohri.Ato ende s'kishin fluturuar mbi liqen,sepse s'kishte ardhur ende nata e shenjte e qirinjve qe lundrojne mbi uje.Vetetin ne Mal te Thate dhe degjohen krojet.Bubullin me krisme oshetitese,trandet liqeni,ngrihet valoma dhe nderrojne ngjyrat.Keto po na shpjegonte Lasgushi,kur i thame se kishte ardhur Rita Bumi Papa dhe e kerkonte.Nuk shkoj,nuk dua te shkoj,kush eshte kjo Rita Bumi Papa,Safoja moderne?U mendua sapak dhe na tha se ajo ishte vertet poeteshe,vinte nga Greqia,kishte origjine shqiptare,po nuk ia vlente ta takoje.Recitoi dy poezi te saj, krejt papritur,po nuk beri fare koment.

Stufa me dru brambullinte dhe caji i malit ziente prej kohe ne enen prej xingoje.Kush e permendi Enver Hoxhen?Ai i linte te ndiznin qirinj dhe t'i leshonin ne liqen,u hidhte buke mjelmave kur vinin dhe qeshte,po nuk qante,se ai nuk dinte te qante.E pinte veren e butit,fjalosej me njerezit e thjeshte,me pa mua njehere dhe me tha te dilja nga Voloreku dhe une i thashe se do te dilja andej,po vec kur te ikte ai,se nuk i duroja rojat.Kur ishte ai ketej, nuk vinin mjelmat tek une ,se i ndillnin rojat.Ato qe s'bindeshin,se mjelmat s'pyesnin kush ishte Enveri,qelloheshin me silenciator.Kur i thane se ca mjelma nuk donin te qendronin ne Volorek,ai qe pergjigjur;veruni shenje atyre,tradhtareve,se dua t'u them dy fjale.C'thoshte ai i marre,duhej bere patjeter,se nganjehere kujtohej papandehur dhe ne ate kohe me mire te gjeje nje vrime e te fshiheshe,ndaj

rojat moren shpejt e shpejt dy nga tufa dhe u vune shenje.E dini c'beri Enveri?I lidhi pas kembeve dhe i merrte osh kur shetiste.Nipa e mbesa e ndiqnin pas,u ckulnin pendet mjelmave,e dini kete,nuk e dini, u ckulnin pendet,zogjve qiellore, gjersa i lane gollomesh,me nje fjale,ai i denoi tradhtaret,zogjte e shenjte te liqenit.Zogjte e mi,qe i pres prej kohe e s'po vine.

Tani eshte Ramiz Alia,i thame,si te duket Ramiz Alia?Lasgushi u mendua,tha;

-- Ai qan.

Ne pame njeri-tjetrin.Lasgushi perseriti;

-- Ai qan.Isha mesues ne gjimnazin e Tiranes.Ramizi ishte djale i holle,i paster,rrinte te banga e pare,rreshti i mesit.Me bente pershtypje perkorja e tij,drojtja dhe heshtja e tij.Erdha nje dite ne klase dhe c'te shoh,baterdi,ishin zene e shqyer,goditur me fshirese e shkumesa,nje tym e nje ere pluhuri e gelqere,qe me ngriti nervat.Thirra papandehur,pa e permbajtur veten,uleriva me pezm;

-- C'behet ketu?Kush e ka bere gjithe kete llaftari?Ti!

Dhe drejtova gishtin nga Ramizi.Nuk di si t'ua shpjegoj kete gjest te pakontrolluar.C'beri ai?do te pyesni ju. Qau.

Rita Bumi Papa hengri peshk koran,piu vere buti,me nje ngjyre trendafili duke pare liqenin me te bukur ne bote.Kishte debore ne male.Mijera kredharake buisnin mbi ujin me ngjyrat e mendafshta te kanaleve dhe luleve te ndritshme te Monese.Pastaj ajo shkoi ne dhome ,po dhe atje iu shfaq liqeni me nje blu te qeshur prej vajze qe pret.Doli ne ballkon,perseri liqeni dhe, atje tej nje qen i vogel dhe nen drure nje plak sa nje bohce, qe rrokullisej dhe larg nje re e perhimte perplot vezullime,barkat levorashe,pluskimet e insekteve dhe brerimi i befte i shiut perziere me nje therrime diell fsheharak,nuk duroi dot me dhe zbriti ne holl,me nje ndjesi trallisese,me nje arome te befte ne hunde,qe vinte nga pluhuri i lulishtes ne shi.

Pataj ajo doli ne treme dhe u lag ne shi.Gjithashtu pemet qulleshin,rera,qeni i vogel dhe ai plaku si bohce,qe s'rrinte ne nje vend.Shiu pushoi papritur.Pikonin strehet,deget,floket,pikonin poezite ende te pashkruara.Pikonte mishi i saj,gjinjte,ijet,qafa,supet,gishterinjte,kembet,pritja pikonte dhe bota e liqenit platitej pa ane e pa fund.Tani te kishe te lindje perseri.Tani te vdisje sic vdes dita ne liqen.Nje dite prej boje vaji te pikturave te Monese,qe s'vdes ,po vdes per te mos vdekur kurre me. Ai ishte,ai, poeti,qe ajo priste.E njohu nga gjesti.Ai ndezi qirinj te gjate dhe i nguli ne barke.Ajo barke qe tundej,u shnderrua ne kishe.Qeni angulliu.Ajo priste ne treme dhe, ai,sikur ta dinte, erdhi drejt saj dhe ndaloi.Ajo ishte shume e bukur,e prere sipas shijes se frakut dhe bastunit te tij,sipas papijonit dhe kemishes se bardhe me fruda,sipas karroces me gjashte kuaj ku hipi per te percjelle Eleonoren,studenten e mbetur ne albanologji.Ajo i kishte dhene nje te puthur dhe i kishte rreshqitur nga duart.Sa e bukur qe ishte Rita Bumi Papa dhe ai matuf i vonohej takimit me te.Ngriti koken si ai zogu i shkembit,ate koken me leshra te bardha,e pa drejt ne sy,u tund e u shkund brenda atyre rrobave te sajuara,qillotave te gjera me mballoma,,jelekut te vjeter prej lekure,zhaketes mbi zhakete,kemishes se bardhe te mbyllur keqas ne gryke dhe recitoi ne greqishten e vjeter fjalet e dashurise te Hektorit drejtuar Helenes,pastaj kur e pa qe syri i saj i dha drite liqenit aty brenda,ia ktheu ne gjermanisht,anglisht,frengjisht,rusisht,hebraisht,indoevriopianisht,spanjisht,italisht,rumanisht dhe ne fund fare shqip.

Rita Bumi Papa ngriti duart me gjestin e gruas qe dashuron,ne ate castin e krisur kur kerkon me ngulm qe mashkulli t'i bjere ne gji.Ashtu beri poeti i liqenit me te bukur ne bote.U perfshi nga krahet e saj dhe nuhati fshehtesisht eren e kurmit dhe te parfumit te saj,ndjeu me rreqethje rrumbullakesine e bute te gjinjve te saj,preku pa turp belin e saj te zhdervjellet e te epshte,po nuk i coi duart me poshte,se nuk ia lejonte perkorja e atij valsit te harruar qe kishte kercyer me qirinj,ne Viene me Eleonoren.

Ashtu mbeten ne krahet e njeri - tjetrit dhe ajo qau.Ai u trondit.Kjo ishte e qara e nje gruaje shume te bukur,e qara si poezi.Ah,te vdiste ne ato krahe!Po ai ishte shqiptar,shqiptar i vertet,se kur ngrinte dolli shqiptari ai,liriku finosh,shqiptonte keto fjale;Per flamur! Rrofte e valofte!Rencim nen hijen e tij.I pelqente t'i kujtonte keto trimerira pleqerishte ne krahet e nje gruaje te bukur si Rita Bumi Papa.

-- Eja nga une -- i tha ajo me ze te mekur.

-- Jo,eja ti nga une,te shohim kur te vijne mjelmat e Ohrit.Une i ndeza qirinjte,se ja u ndjeva frymen.E shikon ate rene e perhimte?Ato jane.Naten i ke ketu te valet ne breg.Qendrojne mbi uje.Tunden mbi uje si zonja te medha.Lart ndrin hena.Njerezia flene,kur e kur degjohet bilbili i nates.Kam njeqind vjet qe s'fle.Poezine s'e shkruaj me,s'ka kuptim,e ndolla,e kam,e perze,s'me le.Eja, do te pjek geshtenja per ty,se qenke shume e bukur.

-- Nuk vi dot vetem,me lejon te vij bashke me bashkeshortin tim,poet dhe ai?

-- Je e martuar,zonje?

-- Po.Kam shume vjet martuar.E dua tim shoq.

-- Qofsh shendoshe.

Lasgushi ndolli qenin dhe iku.Ajo qau.Ai e degjoi dhe iu mbush zemra me dashuri si atehere me Eleonoren kur kercenin vals me qirinj.Edhe ajo qante keshtu trishtem si poezi.