Nga libri "Bukë dhe vere",2006


ROLAND GJOZA
“Buke dhe vere”


AJO S'E PA

Ajo s'e pa, s'kish si ta vinte re nje trendafil qe u tha.
Nje flutur qe mbaroi te maje e kepuces se saj
Te dashurosh nuk je krejt pa faj.

2000

PERRALLE

Dhe po te prishet bota ,
Perseri do te linde.
Jo nga Zoti ne shtate dite

Po ne nje cast te vetem nga kurioziteti i femijeve.

2000


DELIRIUM


Dhe u shuan njerezit. Dhe humbe ti.
Pastaj u tha toka dhe qielli mbeti bosh
I vetem fill degjoj trishtem
Zemren plot kambana si nje Athos.

Dhe behem Zot dhe lind nje bote
Te mos dashurosh eshte nje arsye e forte.

2000

SHPIRTI BLU

Dhe s'kane me dritaret kanata
Dhe s'kane me dyer pallatet
Vale e urrejtjes vershon nga zyrat

Llum i zi rrjedh nga krevatet.

Dhe u grisen veshjet, kepucet u cane
Brinjet zbuluan zemrat lakuriqe
Vetem shpirti blu qiellor s'u dha
U mbyll si keshtjelle me njeqindmije kyce.



KRYQEZIM NE QIELL

Dhe parate i harxhoj per vere
Dhe qirinj.
Pi vere ne vetmi
Sa shkoi
ora? Perjashta ere
Dhe lehje
qensh. Dhe cingerime.

Nuk di c'kam, shoh tutje diku;
Llauzi ngul
gozhde ne qiell
Kris e thyhet
, nga lart bie me zhurme
Kraherori i profetit qe qente ndjell

Pi vere dhe lotet mbaj me duar
Me digjen
gishtat dhe pellembet si me sere
Goditjet
e menxyrshme s'kane te mbaruar
Ndersa bien kafka, gjyrntyre, damare te prere.

C’behet lart? Jam une vete, je ti
Poet m
os pi vere ne vetmi, mos ndiz qiri
Eshte e thene te kryqezohesh perseri

Nga nje i krisur me emrin Salvador Dali.

1999


MINIATURE 1

Ta hapa qepallen dhe u futa brenda
Ta mbylla perseri.

Aty ku ka zemer
S’ka perjetesi.

2000


MINIATURE 2

T’i mora gishterinjt dhe i futa ne goje
Nje nga nje ti hengra si bombon.
Kesulkuqja eshte gishti qe thote jo.
S’ka me kuptim te mashtrosh
Ujku ka vene papijon.

2000

HAMLETI INTIM


Me librat e mi bejne kausha per fara luledielli dhe
geshtenja te pjekura.
Kudo gropa dhe plehra
Balte dhe shurre nen monumentin e Skenderbeut
Shqiptaret presin radhen per t’u vrare nga njeri tjetri.
Te ikim apo te rrime? Kjo eshte ceshtja
Vetem nje ngushellim mbeti per mua: ne Shqiperi
Vajzat jane te bukura.

1998


LUVRI

Pa ardhur pushtuesi shkuam te pushtohemi
Une dhe dashuria ime me nje margarite ne goje
Ne fund te rrjeshtave te gjate qe vinin nga Notre Dame
dhe urat mbi Sene

Me nje biliete dyzete frangeshe ne dore
Per here te pare bota kapitulloi pa kushte

Kush e shpiku kete Vaterlo pa lufte?
Mona Liza ne Luver.

1999


MESONGJI


Erdha ne Mesongji
Mora detin ne pellembe dhe e vura te brinjet e mia
Me goditen vala e suvala. Sajna e skllafa bucitese
Dhe me rrahu zemra.

Me pare kisha vdekur
Po s’e pata ditur.

1998


NATA

Hoqa kapelen
Dhe ndjeva eren ne qafe
Zbertheva xhaketen, kravaten, kemishen dhe ndjeva ne brinje femren.
Zhvesha pantallonat dhe pluhuri me mbuloi

Pa koke, pa kembe, pa zemer
Keshtu zbrazem e mbushem prap.
Nata.

1999


Është një çast blu

Është një çast blu i natës kur s'pipëlin e s'ferrmon as flutur, as fletë as erë
As frymë
Gratë bëhen vajza të virgjëra
Gjinjtë e fortë me thithka plot trendafila që dhëmbin
Prekin me duar të freskëta.
Nga shtrati dalin lakuriq
Hënës i rrëmbejnë fustanin
Në periferi fenerët e vjetër tunden vetiu
Nëpër mullarë dhe lilakë presin djem që s'janë mësuar ende të
dhurojnë lule dhe të puthin dhëmbshurisht

Është një çast blu i natës kur s'pipëlin e s'ferrmon as lëngu brënda drurëve
Dhe burrat qajnë në gjumë
Është një çast blu...

1985


I vdekuri me trëndafil

Të vdekurit i vunë një trëndafil të freskët në dorë
Por kjo ndodhi në fund, kur plakat e lanë me sapun

E veshën me kostum të zi dhe këpucë të zeza lustrafin

I vunë para në xhep, se ai do të udhëtonte në lumin Akeron me barkën e Karontit
Dhe, duke qënë se vdekja është një tjetër jetë, pa para nuk ke ku shkon
Koha vazhdon të punojë te i vdekuri si te i gjalli me akullin dhe
zjarrin duke i shndërruar ata nën lëkurën si maskë.
E ç'do të thotë Tropik e ç'do të thotë Groenlandë? Po ju them misterin
Përderisa të vdekurit i vunë një trëndafil të freskët në dorë
Ai dhe në Had do të dashurojë.

1999


Gruaja dhe trëndafili blu

Gruaja u zhvesh lakuriq në mbrëmje dhe u shtri në shtratin që kërciti
Përjashta trëndafili blu mbylli petalet me një drithmë të fundit
Gruaja u vesh në mengjes duke fshehur gjoksin dhe kofshët, vijat përvëluese të seksit.
Ndërsa trëndafili blu u zhvesh lakuriq pa drojtje me parfum të hollë diskret
Të shtatën ditë perëndia ndau punët më delikate;
Errësirë dhe fshehtësirë për gruan, dritë e pafajësi për trëndafilin blu
I bukur është trendafili blu, po gruaja mëkatare është më e bukur!

2003


Parfumi i grave me të zeza

Në shinat e vjetra të periferisë me det të trishtë dhe kamina gelqereje
Pjalmi i trendafilave të zinj të kopshteve të rrënuar ku fryn mistrali
Shtypet nga trenat karakatinë, ngarkuar me binarë të ngjyer me
Katran dhe qereste të pastazhionuar
Nga takat e zeza të grave që mbajnë zi.
Pjalmi ferrmon në ajrin me noti, djersë nate dhe spermë të freskët
Goditet për vdekje shtrirë e grirë e bërë fir
Ngjallet ritmikisht dëshpërimisht sërish për të vdekur
Nën rrotat e trenave pa sirena,
Nën takat e zeza të grave me të zeza
Nga agonia e shtatë mistereve lulëzojnë trëndafilë të zinj
Në agshol hëna dhe dielli janë bashkë në qiellin e zbehtë
Dhe burrat si qentë më tepër se asnjëherë ndihen të vetmuar.

1999

O zog i vogël

O zog i vogël, o shpirt, o mëkat
Të dua si shiu, si bora, si pema
Mos fli dhe mos ik nëpër ëndrra
Gjaku blu bëhet i zi nga zilia
Kur zgjohesh, lakuriqësia tërbohet
Gjaku blu bëhet i purpurt nga epshi
Ti mbulohesh me pupla dhe fluturon
Me hala fildishi shket nën hënë
Nxjerr putrat dhe ulërin si ulkonjë
Të ndjek në qiell, në ujë, në pyllin me erë
Një pëndë, një fije krifë më ngel në gishtërinj
Ku humb ti o shndërrim i llaftaruar
S'të kap dot as nëpër trillim.

2000


Lakuriqësia

Të zhvishemi lakuriq sonte
Lakuriq fare dhe të krisur si Salvador Dali
Të bëjmë marrëzi duke i flakur
Kokën dhe rropullitë
Të mbajmë vetëm zemrën
Si një qemane të vjetër. Pastaj të
Thyejmë karriget e tryezat
Bibliotekat e skrivanitë e zeza
Të ndezim një zjarr me aroma të vdekura
Të pjekim në tjegull piperka
Dhe djathë dhe qefull, në broka prej
Balte të mbushura me verë Bakusi
Të derdhim helmin e shpirtit tonë blu.

Të rrihemi, të çirremi
Të pritemi, të vritemi
Poshtë nga balta të shqitemi
Lart si hiç të ngjitemi.

Na pengon zemra, mallkim i përjetshëm.

1999


Dashuria e Lasgush Poradecit

Dhe në shkurt vjen korriku teksa gjinjtë hedh përmbi supe
Pahu i ditës bëhet fir nëpër gushe, ije e vija, në lëkurën cip rrufeje
A je ti, a s'je ti, moj e vogël nazemadhe, që nën dhè ende pa çelur
Nxjerr më thua lil e kamelje.
Perlë, rubin e kristalin; fap e fup me qepalle, me të luajturën e një pupë.

E unë humb e s'jam në jetë, nëpër mishin tënd të çmëndur ku shoh qiellin edhe honin
Dhe të jem, nuk jam më; kerkimtar si Kolombi, këngëtar finosh i vesit si Bodleri q'u mallkua

Se i kam, i prek, i dua, i kafshoj me pohe e bujë, i dhunoj, i përkëdhel, nginjëm, velëm, më s'i dua
Ato gjinj e ato kofshë shkatërrimtare si një luftë, që pa famë e pa lavdi do ta linin Napoleonin.

S'ka kuptim dhe vetë kuptimi e humb vlerën nga një thithkë ngjyrë shegë e sapoçarë
S'do lirinë dhe vetë liria s'ka kufi kur je skllav i një qëpalle që të mbyll në burg të zi
Dhe s'e di në lind përditë, je i vdekur a i gjallë, apo bukuria të ka shtënë e të ka vrarë.

S'pipëlin e s'ferrmon, pyll pa fletë e det pa valë, gjersa ti jeton në botë ,ti perri, ti bukuri
Ikën shkon, vjen përsëri, të harroj, më s'të kujtoj, të mallkoj, të dashuroj
Kur të vdes, më s'do të vdes, se në varr më shtrie ti, bukuri që zbukuroj.

2003

Pëllumba të zinj të Korfuzit

Një orë në ditë në verë Korfuzi vdes.
Kjo është ora e zezë.
Njerëzit bien në fashë e platitje
Pëllumbat e zinj lahen dhe krihen në cep të tjegullave ku pikon qielli
E ngre sajna deti.
Tjegullat bëhen të kaltra
Dhe kalldrëmi mavi nga hijet delikate.
Cili është poshtë?
Dhe cili është lart?
Deti apo qielli?
(Kjo s'kuptohet)
Pëndë pëllumbash bien ngadalë nga pullazet dhe ballkonet
Në kalldrëmet e rrugicave me vetmi.
Marrim nga një pëndë të zezë, unë, gruaja dhe fëmijët
Dhe fluturojmë në të gjitha orët blu kur qyteti lind.

1998
Nga libri “BUKE DHE VERE” poezi, Tirane 2006

ROLAND GJOZA

3 comments:

tom said...

Roland, I reckon you can't guess who I am. I am so happy to see you have never stopped working and shining your literary road to fame. You deserve it. Really you do. Now this is a challenge. Who am I? I've already given you the clue. Come on friend. I've heard a lot about you, now, accidentally I came across this blog. My face lit. My best wishes, my friend. Go on writing.

Send your guesses at tomsojer2002@hotmail.com

tom said...

Another clue from the mysterious guest and friend. These are the books I've published already:


Polonia, Unë dhe Bjondet – (Libër alternativ)
Mysafiri i Drakulës (Tregime të Përkthyera)
Bota drejt Barbarizmit (Artikuj shkencorë)
A – Z of ...... (Poezi në anglisht)
Mister në Virpazar (Ngjarje virtuale)
The Last Chapter (Roman anglisht)
Fjalori i Naftës (Anglisht – Shqip)
Kapitulli i Fundit (Roman)
Mona Liza qan (Poezi)
Libri i Kurioziteteve
Sikur ta dija (Poezi)
Unë dhe ti (Poezi)
Energjia Pranike
Libri i Humorit
Libri i magjisë
Libri i fallit
Nata qan ... (Poezi)

Good luck in your efforts to discover my identity of a friend.

Editor: TRABOINI said...

Autori i komenyteve te mesiperme eshte Vladimir Marku, pjese nga krijimtaria e tij gjenden ne kete link:

http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreV/VladimirMarku/5534/

Pershendetje
moderatori blogut Roland Gjoza