LASGUSH PORADECI - nga Roland Gjoza



LASGUSH PORADECI

Shkruar nga Roland GJOZA

Rita Bumi Papa,poetesha greke, kishte mberritur ne Pogradec.Ne mbremje ne ndodheshim te Lasgush Poradeci.Ai kishte nje muaj qe pergjonte ardhjen e mjelmave nga Ohri.Ato ende s'kishin fluturuar mbi liqen,sepse s'kishte ardhur ende nata e shenjte e qirinjve qe lundrojne mbi uje.Vetetin ne Mal te Thate dhe degjohen krojet.Bubullin me krisme oshetitese,trandet liqeni,ngrihet valoma dhe nderrojne ngjyrat.Keto po na shpjegonte Lasgushi,kur i thame se kishte ardhur Rita Bumi Papa dhe e kerkonte.Nuk shkoj,nuk dua te shkoj,kush eshte kjo Rita Bumi Papa,Safoja moderne?U mendua sapak dhe na tha se ajo ishte vertet poeteshe,vinte nga Greqia,kishte origjine shqiptare,po nuk ia vlente ta takoje.Recitoi dy poezi te saj, krejt papritur,po nuk beri fare koment.

Stufa me dru brambullinte dhe caji i malit ziente prej kohe ne enen prej xingoje.Kush e permendi Enver Hoxhen?Ai i linte te ndiznin qirinj dhe t'i leshonin ne liqen,u hidhte buke mjelmave kur vinin dhe qeshte,po nuk qante,se ai nuk dinte te qante.E pinte veren e butit,fjalosej me njerezit e thjeshte,me pa mua njehere dhe me tha te dilja nga Voloreku dhe une i thashe se do te dilja andej,po vec kur te ikte ai,se nuk i duroja rojat.Kur ishte ai ketej, nuk vinin mjelmat tek une ,se i ndillnin rojat.Ato qe s'bindeshin,se mjelmat s'pyesnin kush ishte Enveri,qelloheshin me silenciator.Kur i thane se ca mjelma nuk donin te qendronin ne Volorek,ai qe pergjigjur;veruni shenje atyre,tradhtareve,se dua t'u them dy fjale.C'thoshte ai i marre,duhej bere patjeter,se nganjehere kujtohej papandehur dhe ne ate kohe me mire te gjeje nje vrime e te fshiheshe,ndaj

rojat moren shpejt e shpejt dy nga tufa dhe u vune shenje.E dini c'beri Enveri?I lidhi pas kembeve dhe i merrte osh kur shetiste.Nipa e mbesa e ndiqnin pas,u ckulnin pendet mjelmave,e dini kete,nuk e dini, u ckulnin pendet,zogjve qiellore, gjersa i lane gollomesh,me nje fjale,ai i denoi tradhtaret,zogjte e shenjte te liqenit.Zogjte e mi,qe i pres prej kohe e s'po vine.

Tani eshte Ramiz Alia,i thame,si te duket Ramiz Alia?Lasgushi u mendua,tha;

-- Ai qan.

Ne pame njeri-tjetrin.Lasgushi perseriti;

-- Ai qan.Isha mesues ne gjimnazin e Tiranes.Ramizi ishte djale i holle,i paster,rrinte te banga e pare,rreshti i mesit.Me bente pershtypje perkorja e tij,drojtja dhe heshtja e tij.Erdha nje dite ne klase dhe c'te shoh,baterdi,ishin zene e shqyer,goditur me fshirese e shkumesa,nje tym e nje ere pluhuri e gelqere,qe me ngriti nervat.Thirra papandehur,pa e permbajtur veten,uleriva me pezm;

-- C'behet ketu?Kush e ka bere gjithe kete llaftari?Ti!

Dhe drejtova gishtin nga Ramizi.Nuk di si t'ua shpjegoj kete gjest te pakontrolluar.C'beri ai?do te pyesni ju. Qau.

Rita Bumi Papa hengri peshk koran,piu vere buti,me nje ngjyre trendafili duke pare liqenin me te bukur ne bote.Kishte debore ne male.Mijera kredharake buisnin mbi ujin me ngjyrat e mendafshta te kanaleve dhe luleve te ndritshme te Monese.Pastaj ajo shkoi ne dhome ,po dhe atje iu shfaq liqeni me nje blu te qeshur prej vajze qe pret.Doli ne ballkon,perseri liqeni dhe, atje tej nje qen i vogel dhe nen drure nje plak sa nje bohce, qe rrokullisej dhe larg nje re e perhimte perplot vezullime,barkat levorashe,pluskimet e insekteve dhe brerimi i befte i shiut perziere me nje therrime diell fsheharak,nuk duroi dot me dhe zbriti ne holl,me nje ndjesi trallisese,me nje arome te befte ne hunde,qe vinte nga pluhuri i lulishtes ne shi.

Pataj ajo doli ne treme dhe u lag ne shi.Gjithashtu pemet qulleshin,rera,qeni i vogel dhe ai plaku si bohce,qe s'rrinte ne nje vend.Shiu pushoi papritur.Pikonin strehet,deget,floket,pikonin poezite ende te pashkruara.Pikonte mishi i saj,gjinjte,ijet,qafa,supet,gishterinjte,kembet,pritja pikonte dhe bota e liqenit platitej pa ane e pa fund.Tani te kishe te lindje perseri.Tani te vdisje sic vdes dita ne liqen.Nje dite prej boje vaji te pikturave te Monese,qe s'vdes ,po vdes per te mos vdekur kurre me. Ai ishte,ai, poeti,qe ajo priste.E njohu nga gjesti.Ai ndezi qirinj te gjate dhe i nguli ne barke.Ajo barke qe tundej,u shnderrua ne kishe.Qeni angulliu.Ajo priste ne treme dhe, ai,sikur ta dinte, erdhi drejt saj dhe ndaloi.Ajo ishte shume e bukur,e prere sipas shijes se frakut dhe bastunit te tij,sipas papijonit dhe kemishes se bardhe me fruda,sipas karroces me gjashte kuaj ku hipi per te percjelle Eleonoren,studenten e mbetur ne albanologji.Ajo i kishte dhene nje te puthur dhe i kishte rreshqitur nga duart.Sa e bukur qe ishte Rita Bumi Papa dhe ai matuf i vonohej takimit me te.Ngriti koken si ai zogu i shkembit,ate koken me leshra te bardha,e pa drejt ne sy,u tund e u shkund brenda atyre rrobave te sajuara,qillotave te gjera me mballoma,,jelekut te vjeter prej lekure,zhaketes mbi zhakete,kemishes se bardhe te mbyllur keqas ne gryke dhe recitoi ne greqishten e vjeter fjalet e dashurise te Hektorit drejtuar Helenes,pastaj kur e pa qe syri i saj i dha drite liqenit aty brenda,ia ktheu ne gjermanisht,anglisht,frengjisht,rusisht,hebraisht,indoevriopianisht,spanjisht,italisht,rumanisht dhe ne fund fare shqip.

Rita Bumi Papa ngriti duart me gjestin e gruas qe dashuron,ne ate castin e krisur kur kerkon me ngulm qe mashkulli t'i bjere ne gji.Ashtu beri poeti i liqenit me te bukur ne bote.U perfshi nga krahet e saj dhe nuhati fshehtesisht eren e kurmit dhe te parfumit te saj,ndjeu me rreqethje rrumbullakesine e bute te gjinjve te saj,preku pa turp belin e saj te zhdervjellet e te epshte,po nuk i coi duart me poshte,se nuk ia lejonte perkorja e atij valsit te harruar qe kishte kercyer me qirinj,ne Viene me Eleonoren.

Ashtu mbeten ne krahet e njeri - tjetrit dhe ajo qau.Ai u trondit.Kjo ishte e qara e nje gruaje shume te bukur,e qara si poezi.Ah,te vdiste ne ato krahe!Po ai ishte shqiptar,shqiptar i vertet,se kur ngrinte dolli shqiptari ai,liriku finosh,shqiptonte keto fjale;Per flamur! Rrofte e valofte!Rencim nen hijen e tij.I pelqente t'i kujtonte keto trimerira pleqerishte ne krahet e nje gruaje te bukur si Rita Bumi Papa.

-- Eja nga une -- i tha ajo me ze te mekur.

-- Jo,eja ti nga une,te shohim kur te vijne mjelmat e Ohrit.Une i ndeza qirinjte,se ja u ndjeva frymen.E shikon ate rene e perhimte?Ato jane.Naten i ke ketu te valet ne breg.Qendrojne mbi uje.Tunden mbi uje si zonja te medha.Lart ndrin hena.Njerezia flene,kur e kur degjohet bilbili i nates.Kam njeqind vjet qe s'fle.Poezine s'e shkruaj me,s'ka kuptim,e ndolla,e kam,e perze,s'me le.Eja, do te pjek geshtenja per ty,se qenke shume e bukur.

-- Nuk vi dot vetem,me lejon te vij bashke me bashkeshortin tim,poet dhe ai?

-- Je e martuar,zonje?

-- Po.Kam shume vjet martuar.E dua tim shoq.

-- Qofsh shendoshe.

Lasgushi ndolli qenin dhe iku.Ajo qau.Ai e degjoi dhe iu mbush zemra me dashuri si atehere me Eleonoren kur kercenin vals me qirinj.Edhe ajo qante keshtu trishtem si poezi.

1 comment:

Anna said...

A JENI NDIJE SE MARTESA JUAJ PO SHKËRBET/SHKURORZIMI/DASHURIA E HUMBUR DHE POSHTË FINANCIArisht ??? SHTEPIA SHPIRTËRORE DR ELLEN OMIRI ËSHTË ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA. TELON OSE WHATSAPP:+2348106541486
*Magji e fuqishme dashurie.
*Hakmarrja e korbit të mallkuar.☎ +2348106541486
*Regjistruesi i magjisë së dashurisë për të rikthyer të dashurin e humbur në 24 orë.
*Shëruesi tradicional për të rikthyer të dashurin e humbur (kthehu ish-dashnor pa kodim).
*Magjitë e martesës. Email: ellenspellcaster@gmail.com
* Shërues lokal.
*Herbalist/shërues tradicional.+2348106541486
*Fallxhorja
*Leximi me pëllëmbë. Email: ellenspellcaster@gmail.com
*Lexim psikik.
*Çmenduri e shkaktuar nga zanati i shtrigave.+2348106541486
*Magjitë e zeza për të rikthyer një të dashur
*Magjitë e puthjes/tërheqjes.
*Fëmijët kokëfortë
*Fëmijët e shurdhër në klasë
NE OFROJMË SHËRBIMET TONA NË TË GJITHA VENDET NË TË GJITHË BOTËN THIRRJE/ WHATS APP:+2348106541486
E-MAIL: ellenspellcaster@gmail.com