ROLAND GJOZA - tregime

ROLAND GJOZA
tregime


PER SHKAK TE VAJZAVE NGA PARISI


Vajzat nuk e prisnin si dikur,me ate embelsine e buzagazin e cilter qe i jepte drite divine terminalit Sharl De Gol ne Paris.Nuk e terhiqnin me as Luvri e as Notre Damme,ku ai ndizte nje qiri per vete.E kishte kuptuar nga ca shenja gati te paverejtshme qe na trondisin befas me ndiesine e nje trishtimi pafund,se i perkiste aradhes se njerezve te tepert.Donte t'i harronte vajzat qe ishin martuar me franceze dhe prej kohesh benin jeten e tyre e per kete shkak,ai kerkonte nje kanxhe ku te kapej e justifikohej njefarsoj.Ato e merrnin ne telefon rralle e me rralle dhe bashkebisedimi ishte pak a shume ky:
- Baba,si je? Me ka marre malli per ty.Kujdesu per veten.Si eshte moti andej?
- Bie shi- pergjigjej ai - po nuk ben ftohte.
- Mbyllu brenda,mos dil!
- Vec te cmendem,c'thua moj bije?..Tesha kam,cadren e madhe qe me ke blere ti,e s'do t'ia dije per ere e shi,s'e kam humbur ende.E,c'dal,moj,dy hapa gjer te kafja e Janit ku surb nje te uruar,koke me koke me ndonje mik dhe shkoj oret...Ju shikoni punet,pa une...
- Baba,te kam cuar ca kafe dhe ca veshje,them se do te pelqejne..Me thuaj, ke nevoje per gje? C'te mungon?
- Asgje
- Baba,karta dha shenje,mos u merzit po u mbyll biseda..
- Bejauni qejfin burrave,ate te shikoni ju,se jeni ne vend te huaj,degjove? Keshtu u thuaj dhe atyre dy te tjerave..
Biseda perfundonte papritur dhe nje ndjenje e pakendshme e kaplonte bablokun,te cilit gjithmone i mungonin parate.
" Do te jene ngushte, te zezat,se nuk i permendin me ,ato te shkretat...bejne sikur nuk u vete mendja..E,c'eshte dashuria tek e fundit? Interes dhe pike.Une jam bere si gogozhel,ngjall vetem meshire dhe merzi,edhe pasqyra ben fir nga pamja ime.."
Babloku na kish qelluar gojetar i lindur,plot fjale me lajle-lule qe dilnin nga goja e tij,tingellonin kaq embel e benin pershtypje kaq te thuket,sa miqte kishin qejf ta degjonin.Shpesh here ata e qerasnin me kafe dhe kur oratoria e tij arrinte kulmin me fantazira te cuditshme qe te benin te harroje kotesine dhe merzine e jetes pleqerishte,ndonjeri ngrinte zerin dhe porosiste uiski.Po kjo ndodhte rralle,te gjitheve u vinte cudi si ngjante kjo,se ne kafen e Janit nuk hynin kurre parallinjte.Aty mblidheshin deshtaket,te pashpreset,pleqte gernjare,qe s'u hynte me ne sy asgje.Parase i pelqen shkelqimi,seksi,lavdia.Te ajo kthine e vogel e Janit kafeja piqej alla turka mbi mangall prej bakrri me qymyr druri ne nje qebap te madh te zi qe rrotullohej ngadale me marifet dhe shtypej ne havan guri si qemoti.
Ishte nje kafe turke me ajke te trashe qe kundermonte e kendellte bujshem, qe surbej ngadale nga pleqte terjaqinj me nje neps e krekosje te befte,qe s'u shkonte fytyrave te tyre te lodhura e hijerenda.Ngaqe s'kish c'te bente,bablokun tone e ftonin shpesh neper dasma e vdekje dhe ai s'ua prishte,vec qe te shtynte kthimin ne shtepi,qe prej kohesh po i dukej si nje arkemort i hapur.
Jashte binte shi.Xhamat e dritareve te kafenese perplot njolla e ndraga,ishin bere te lebyrta nga valet e rrembyera te shiut dhe drita e marrte e vetetimave te shpeshta.Ne ate kthine disi te ftohte ndjehej me fergellima te befta notia e vjeshtes se trete.Po ishte dhe dita qe pleqte kishin pire uiski dhe gjendja qe shkaktonte ajo pije magjike,sajonte ne ato tryeza te varfera te mbuluara me letra te strepsura si pacavra,nje buzeqeshje te cuditshme gati sfiduese prej te riu capken.Ne kohen qe dikush ia nisi papritur kenges,u degjua nje ze i trishte,i lodhur perplot ankim:
- Me falni,vetem sot mos kendoni...me ka vdekur vellai..ju lutem!
I ftoi te gjithe ne percjelljen e vellait per ne banesen e fundit dhe priti se cdo te thoshin.Askush nuk kundershtoi.Dolen neper shi dhe shkuan ne varreze.Ketu nis dhe historia e cuditshme qe ndryshoi pothuaj krejt jeten e merzitshme te bablokut tone.
S'kish njeri te thoshte dy fjale per te ndjerin.Njerezia,nje mizeri e zeze qe ngjishej nen cadra laramane,nen ate shi te zymte qe breronte shtruar mbi varreze dhe vetetimat qe ndriconin kur e kur kryqet e pikelluar,i ngjallen bablokut nje keqardhje te madhe per ate qe kishte vdekur dhe tani do te zbriste me litare ne gropen me uje.Ai veshtronte lart mbi drure rete e medha qe gremiseshin duke hapur humnera pafund,si varreza gjigande perendish,varreza fluturuese,qe digjeshin e shkrumboheshin befas nga rrufete gjemimtare.Aty-ketu,ne castet e heshtjes dhe qetesise,shkeputej ndonje psheretime a ofshame pikellimtare.Pjesa me e madhe qendronte kryeulur,superene,mberthyer nga frika e shenjte e vdekjes,qe nje dite do te vije per te gjithe.I gjori njeri,sa i vogel dhe pa vlere ndjehet ne varreze.Sikur behet fir bashke me esencen e vet me te mire dhe veset me te tmerrshme: egoizmin,lakmine dhe ziline.Ai e gjen ngushellimin ne ate nderkohen, modus vivendi,kur dikush mban ligjeraten e zise per te vdekurin dhe ndersa ia ve veshin fjaleve neper shi,fjaleve te fundit per ate qe s'eshte me,ato genjeshtra te mrekullueshme qe trillohen kinse per te harruar vdekjen,per t'u larguar njefarsoj prej saj,ai i gjore gjen rastin gjithsesi te mendoje per veten,parate,grate,udhetimet,qe e presin dhe dalengadale i duket sikur fiton siguri,ndien serish shijen e forte te jetes.
Por,ate dite,njeriu i familjes, qe ishte caktuar per te mbajtur fjalen e rastit,kishte perfunduar ne spital nga nje goditje ne zemer.Njerezia prisnin nje fjale prehjeje dhe paqeje per te vdekurin, qe dukej sikur nuk po gjente qetesi.Pikerisht ne ate kohe,babloku i kerkoi mikut te vet t'i rrefente dicka nga jeta e vellait te vdekur dhe pas pak,kur askush s'e priste dhe vec kumbit te shiut e shkrepetimes,nuk degjohej gje tjeter ne ate mbreteri te zezones,u ngrit lart me nje butesi e embelsi perdellyese zeri i dridhur i bablokut tone,qe me oratorine e tij befasuese rrefeu ne pak minuta, jeten prej njeriu te mire te te vdekurit dhe zbuloi me nje trillim te habitshem ca ndodhi qe s'kishin ngjare,por qe i besuan te gjithe.Aq shume u pelqye fjala e tij,sa dikush nga entuziazmi duartrokiti,sikur te ishte ne nje salle teatri.Ai i gjore kerkoi menjehere te falur per ate sjellje te marrezishme dhe nga turpi u shty neper radhet e shternguara te njerezve dhe ia mbathi nga syte kembet.
Kur mbaroi ceremoniali i permortshem,babloku yne mori shume falenderime nga miqte,njerez te panjohur,vecmas nga grate, qe ende i kishin syte te mbushur me lot.Ne dreken e mortit,bablokut tone i kishin rezervuar nje vend prane rrethit te ngushte familjar.Ai dhe atje,ne ate grup te perzishem njerezish,perplot lot dhe trishtim,dinte te thoshte fjale kaq te embla dhe perdelluese,sa lotet shternin dhe pikellimi pa ane e pa fund davaritej dalengadale.
- Ku i gjen keto fjale,o njeri,ti sikur pergjon zotin,i tha njehere nje grua e beshme,e motra e te vdekurit, permes loteve qe i fshinte me gishterinj e buzeqeshte sapak me nje shprese te mekur sikur nga casti ne cast,ai,i vellai,do te shfaqej ne dere e do te hynte brenda.
Talenti i tij per zine,qe gjer atehere nuk ishte pare e degjuar, sepse qe nje gje e rralle,u shperblye paq me pas,sa here duhej qe dikush te thoshte dy fjale per te vdekurin.
Nje dite,ne nje dreke te vdekuri,i futen dicka ne xhepin e xhaketes.Ishte nje shume e madhe parash.Ne fillim u turbullua,u prek pikerisht ne ate ndjenjen delikate gati te shenjte prej poeti.Po kjo gje u perserit dhe ne plot raste te tjera,ai prekte e shterngonte me nje drithme te embel ngadhenjyese ate shuk parash brenda ne xhep dhe i rrembushur nga nje vale dalldisese ngazellimi te cuditshem,ndiente t'i vinin plot fjale te bukura per zine,fjale gjithe frymezim,perplot mrekulli e mekat.
Vinin e merrnin me makine,ne mengjes,ne dreke,ne mbremje sic merret nje mjek per te shpetuar dike nga vdekja.Po ai ke shpetonte?Nga shtepia ne varreze,nga varreza ne nje restorant diku dhe pastaj serish ne shtepi ku e priste vetmia.Parate shtoheshin me shifra tronditese,po jeta per te po behej gati e paperballueshme nga ana fizike,ndonese shpirterisht ai ndjente gezim ne mes te asaj zie te pafundme.
Shpesh i kujtohej ajo kafeneja e Janit,ajo kafeneja e rendomte e rrugices ku nisi karrieren nje dite me shi.Po nuk shkonte me atje ,se s'kishte kohe, as nuk i behej te dukej e te ulej ne nje tavoline me ca te mbaruar, qe e shtynin diten me nje kafe dhe nje gote me uje te ndenjur depozite.Gjithsesi ajo kohe kishte shume merzi,ndonese nuk duhej harruar se atje nuk mungonte dhe ajo fryma e ngrohte e njeriut,ai malli i rende i papercaktuar si nje dhimbje e embel,qe s'e kishte me..Atje,ne ato tavolina te pista flitej per histori te verteta,nuk stisej asgje,secili rrefente dicka te dhembshur nga jeta e vet dhe ne pergjithesi nuk e ndjeje vetmine,ate vetmine si lengim,qe po e mundonte shume e me shume keto kohet e fundit.
Emri i tij u be i njohur,e kerkonin kudo,i rrefenin historine e te ndjerit dhe i luteshin "ta qante",me nje fjale te bente mrekulline,hajdutin ta shnderronte ne njeri te virtytshem,vrasesin ne hero,babane e urryer,ne ate te nderuar,kurven ne virgjereshe dhe keshtu trillimet e tij fort te besueshme nisen te ngjallnin te njerezit nje admirim te fshehte per ate qe do te mbulohej pergjithmone nga balta.Ja c'tha per nje kurvicke qe e kishin sjelle te therur nga Italia:
- Anamaria jone ishte aq e paster,jo vetem ne jeten e perditshme,por dhe ne enderra,sa zoti i madh,qe sot na ndih me perhirim me pranine e tij te padukshme,ketu midis nesh,do te beje mrekulline e shnderrimit te saj ne nje kujtim te delire e te perjetshem.Anamaria jone nuk ishte Helena eTrojes,qe shkaktoi luftera,as Kleopatra e Egjiptit te lashte qe e mbushi boten me te vdekur per hir te nje trilli dashuror,ajo nuk i ngjau asnje personazhi te famshem te koherave te shkuara qe sollen katastrofa,po ajo u nis te behej nje emer i mire per familjen dhe miqte e saj,nderkohe qe vendi i saj i varfer,po linte ne bote nje emer te keq.Jo rralle,bijte dhe bijat tona jane bere viktima te pafajshme te nje atdheu tragjik.
Mermerima admirimi pershkonte gjindjen e perzishme ne varreze,lot e trishtim,ekstaze,nje hare e krisur gati sa s'shperthente nga ajo fjale e bablokut qe ta bente mendjen ujem.
Po rutina jo rralle cenon talentin.Kishte dhe raste qe dicka e pakendshme,fare e paparashikuar,gati prishte gjithcka.Ja,c'ndodhi nje dite.Ne varreze ishin mbledhur mbi 1000 vete.Gojehapur para gojetarise se tij shkelqimtare,te heshtur,te nenshtruar si para nje idhulli,kur papritur,teksa ai permendi Shen Pjetrin,dishepullin e Krishtit,nje burre nga turma,qe e kishte emrin Pjeter,krejt i pavemendshem ne nje rrethane te tille zie,ngriti zerin dhe u pergjigj "Ketu!" U degjuan kukurizma te lehta qe u mbyten shpejt dhe ne syte e nje pjese te madhe te njerezve u duk nje grimehere nje drite lojcake,nje mahi tradhtuese e provokuese,qe u fashit nderkaq,po pershtypja qe u krijua ne kurriz te gojetarise se bablokut tone, i beri nje zbritje te konsiderueshme cmimit te zise dhe fames se tij.
Punet u shtuan,po me fort u komplikuan,se nuk ishte shaka te percillje per ne boten e pertejme njeriun e dashur,jo ashtu sic ishte, po ashtu sic e donte familja,fisi e farefisi.Pas nje kohe hapi nje zyre,bleu nje kompjuter,punesoi nje sekretare te re.
Ate dite qe ndodhi ajo ngaterresa,ai pat ndiere nje dalldi lumturie te pazakonshme.Te bijat e kishin marre ne telefon dhe ja c'i kishin thene:
- Baba,kemi porositur nje meshe ne Katedralen e Monmartrit,ne Sacre Coeur per nenen tone te dashur.Ajo do te mbahet te dielen e fundit te muajit tjeter ne ora 10 paradite.Te lutemi,baba,te vish..s'ka kuptim kjo meshe pa ty...
- Do te vij patjeter,si s'do te vij?Ja,qe sot do te pres bileten.
- Shpejto ta presesh sa me pare,baba i dashur!
"Pse,nuk mund te ma dergonit ju,moj zogezat e mia,aq te varfera jeni sa te mos i blini babait nje bilete 400 dollareshe?Po ku i dihet,ndoshta jane,se Parisi eshte qytet i shtrenjte,nje parfum i mire nga ai qe e mban burrin nazik francez ngjitur pas fustanit,kushton 400 a me shume dollare,e di une...Ndoshta kane nevoje t'u coje ca para,qofshin keto dhe para te fituara ne varreze,se paraja s'vjen ere...e c'me duhen mua parate,edhe meshen atje ne Monmatre ne Sacre Coeur do ta paguaj vete..e bej per time shoqe,Melanine e gjore,qe ishte aq e urte,shqerke e perendise.."
Dhe me keto ndjenja te perziera:sakrifice,perdellimi,brenge,trishtimi,vetmie e zhgenjimi,e gjeti ajo dite e mbrapshte,kur ai me mendjen ne Paris,te katedralja e famshme ku bucet muzika e Hendellit,ajo Haleluja e tij e famshme nga organot elektrike dhe gjemojne kambanat e medha me tinguj amshimi mbi Parisin e mengjesit,beri ate gabimin fatal qe do t'i kushtonte shume shtrenjte.Ngaterroi fjalen qe duhej te mbante per nje ish partizan qe kish gezuar ofiqe shteterore ne kohen e diktatures,me nje ish te burgosur politik,qe kish vuajtur 20 vjet burg..Gjithmone behet shkak nje budallallallek qe talentet te deshtojne.Ja, c'fjale kuturisi babloku yne:
- Nganjehere vuajtjet pa fund nuk vijne per keq,sic pandehim ne,ato jane shperblimi i nesermen ne boten tjeter.Nenes se tij te mire,Sofies,ende nuk i besohej,ndersa mbyllte syte e gjora,per te fundit here,se djali i saj i madh,Dhimitri ( c'Dhimiter,ai quhet Fazlli i cili pat lindur me kemishe,do te kalbej ne burg ( O,ky eshte kulmi,ai doli ne pension si komandant divizioni.) vetem pse i kishte pelqyer pa mase Roma ( c'Rome,more,ai ka qene vetem ne Bashkimin Sovjetik,ku mbaroi me medalje ari Akademine Frunze ) e mbushur me antika dhe vecmas me ate Koloseun madheshtor,nje nder mrekullite e botes.Mekati i tij ishte sa absurd aq edhe tragjik,ai s'mundi ta mbante per vete mahnitjen,kete ndjenje te pamposhtur te perendive dhe i ishte rrefyer mikut me te afert,qe kish qelluar si me te shumtet miq,spiun e mosmirenjohes..( A,ketu u mbush kupa,na e beri dhe te burgosur,pale,ate qe futi neper burgje tradhtaret,armiqte... )
Njerezia shtyheshin,peshperisnin te shqetesuar,benin levizje kercenuese me duar,syte u shkrepetinin nga inati dhe terbimi.Bablokun e rrahen dhe i dogjen zyren.Ai vdiq nga plaget,deshperimi i madh.Vajzat nuk erdhen dot nga Parisi,po derguan tri kurora me krizantema Hollande.Ne kohen qe do ta shtinin ne dhe,s'u ndodh njeri te thoshte dy fjale te mira per te.



NJU JORKU

Dua te shkruaj per Nju Jorkun,kete qytet barbar,sic e ka quajtur Sinxher..Shkrimtari,me teper se sa nje njeri i zakonshem,vec pamjeve reale,shikon dhe imazhe te tjere te cuditshem,mistike,ndoshta i kapluar nga nje ngasje e fshehte e perendishme.
Me imazhet e mistershme ka lidhje kjo qe do t'ju rrefej.Atehere banoja ne nje shtepi te tipit irlandez ne Kuins,prane bulevardit Myrtle.Ky emer me sillte ndermend nje lule,po ama ai vend disi i zymte e sapak i rendomte me kujtonte me fort rruget e rrethinave te Nju Jorkut ku endeshin personazhet e mafias italiane,vecmas te asaj siciliane.Zakonisht ne mes te lagjeve te pafundme,shfaqeshin me nje madheshti funebre,perplot art te holle,qimiteret e famshem te Nju Jorkut.Kam hyre brenda ne to dhe s'me kane zene syte njeri.Para meje shtrihej nje shkretetire guresh vertikale dhe skulpturash gri,ku vdekja ishte mese e njerezishme.Pak me tej pas kangjelave putheshin dashnoret,vershonte lumi i makinave,kullosnin pellumbat te kembet e kalimtareve,ndersa ne varreza mezi mbahej nje heshtje e permortshme,qe per cudi nuk te pikellonte,po te frymezonte per dicka te pakuptueshme qe te mbushte me nje ndjenje te ngrohte.Amerika eshte optimiste.Shpesh kur mendoja per madheshtine e saj,nuk i shpetoja tundimit qe me nxiste t'i pohoja vetes,se ne kete vend te bekuar diten punojne te gjallet,ndersa naten te vdekurit.
Duke kuturisur keshtu mu kujtua nje dite kur ndodhesha te varrezat e Sharres ne Tirane.Kisha shkuar per te xhiruar ( ne varreza vete shume rralle ) dhe fare papritur me zune syte shume emra te njohurish,shokesh e shoqesh,qe kishin vdekur me kohe,te cilet,pa e kuptuar me buzeqeshnin nga fotografite me ngjyra.Ajo buzeqeshje tronditese,qe tashme me qe shnderruar ne nostalgji te rende,m'u lebyr me nje ndricim te befte ketu ne Nju Jork nje mbasdite te perhimte kur fare papritur pashe njerin prej tyre,nje mik te dikurshem qe ngiste nje Land Rover neper bulevardin Myrtle,me fare pak njerez.Ai me pa me nje shikim te lehte e te hareshem,po nuk ndaloi.Ishte apo s'ishte?Padyshim ,ai qe,vdeketari i Sharres,i ri ,sic e mbaja mend une,kur ishim takuar ne nje bar te Tiranes dhe kishim pire uiski.O zot,eshte gjalle,ai,ketu ne Amerike.Po cudite e mrekullite s'do te mbaronin me kaq.Nje dite tjeter pashe ne banken e Cejsit ne Rixhvud nje shoqe te fakultetit edhe ajo e vdekur ne Sharre,qe po dorezonte ne arke nje cek.Me buzeqeshi lehte,pasi une ia kisha ngulur syte fort dhe mori per nga dera,ashtu e re dhe e bukur si atehere,me ate perhedhjen e lehte te vitheve te kolme dhe sigurine sfiduese ne te ecur,qe t'i merrte mendte fare e te bente ta ndieje veten fare teveqel.
E ndoqa pas si i marre,doja t'i therrisja me emer,po isha ne Amerike dhe amerikanet jane te edukuar.Ajo m'u zhduk nga syte,ne nje grimehere, kur e kisha humbur mendjen.U enda per nje kohe neper rruge,po muzgjet u dynden me nje drite te mekur prej argjendti ne hije dhe une u ktheva ne shtepi.
Te nesermen pashe nje tjeter mik qe ende dinte te buzeqeshte bukur.Edhe ai kishte mbetur i ri,si atehere kur ishim ndare per here te fundit ne nje fshat te veriut ne nje shkolle ne mal.Me kishin thene se kishte vdekur nga zemra.Po ja,ai jetonte ne Nju Jork,ngjitur me mua,udhetonte me nje Honda te re ngjyre gri.Sa me pa,ashtu shkarazi,tundi koken me nje miresjellje te imte,per ta patur zili dhe ndersa prisja nje shenje tjeter prej tij,m'u zhduk nga syte si fantazme.Ne Amerike nuk ka shume kohe per takime.
Si t'ia beja,doja patjeter te takoja njerin prej miqve te mi te dikurshem.Po me gerryente malli,nje ndjenje e topitur plot me hare dhe brenge,qe me mundonte.
Fare rastesisht te nje tregtize pijesh takova Melania S,qe pasi pagoi ne arke 170 dollare per nje shishe vodke dhe nje shishe konjak,iu pergjigj me po fteses sime per nje kafe.
- C'kemi,me tha,pse me shikoni ashtu?
- Me mbani mend,Melani?
Ajo pinte makiato.Ishte shume e bukur dhe une rashe ne dashuri si atehere,menjehere dhe pa burreri.
- Ju jeni Rolandi,ai qe shkruante ato tregimet me pak dashuri
- Une nuk e di qe me keni lexuar.Si te jane dukur tregimet e mia?
Ajo me keqyri per nje kohe me ato syte e saj te medhenj e te embel dhe ia shkrepi gazit.
- Ti gjithmone me ben per te qeshur,me tha
- Pse?
- Nuk e di.Ke dicka qesharake ne qendrim.Nuk je i sigurte ne vetvete,sado qe perpiqesh ta fshehesh kete gje.E di qysh me pare qe i ke te humbura shanset.
Une isha 54 vjec,ndersa ajo 27.Kishte shume vite qe kishte vdekur,te pakten atje ne Sharre,se ketu ne Nju Jork, gezonte shendet te plote dhe per me teper me kishte lexuar tregimet.

- Mund te shkoj? tha me ngut. - Shefi ka ditlindjen.Ai pelqen me teper kete lloj vodke dhe kete lloj konjaku.Ne zarf i kam futur dhe 2000 dollare.Jam e perkohshme ne pune,ndoshta me mban pergjithmone.Ne Amerike s'ka garanci,po ka mundesi te pafundme.
Iku,pasi me puthi lehte ne buze.Amerikanet te puthin,po kjo nuk do te thote se te dashurojne.
Ishte e kote te lija nje takim me te.S'do te pranonte,me miresjellje te sterholluar qe mua do te me ngrinte qimet e kokes perpjete.Nuk ia tregova askujt te fshehten time,se kisha frike mos me quanin te cmendur.Per Amerikanet gjera te tilla jane te parendesishme.
Sinxheri nuk ka te drejte kur thote se Nju Jorku eshte qytet barbar.Perkundrazi,ai eshte qytet i shpreses dhe i takimeve post mortum.


ROJAT E VARREZES FRANCEZE

Ushtria austrohungareze ishte vendosur ne Voskopoje,ndersa ajo franceze ne Korce.Ne mengjes austrohungarezet qellonin tri here me top,po kaq here dhe francezet ne mesdite.
Ne kodren e Shen Anes francezet varrosen trupat e ushtareve te vrare dhe para se te largoheshin caktuan nje roje.Ai ishte nje fshatar qe terhiqte per kapistalli nje kale.
- Merre kete cope leter dhe ruaje o njeri,i tha komandanti francez,nje burre i shkurter me sy te embel e te zgjuar prej femre,me nje blane ne mjekerr.
C'ishte ajo leter?
- O fshatar,kerko c'te duash nga ne!
- Nje kale.Ky qe kam s'terheq me.
I dhane nje kale race dhe shkuan.Qe prej asaj dite ai u vu te ruaje varrezen franceze.
Pas njefare kohe njeriu me leter u paraqit ne konsullaten franceze.Atje e priten me miresjellje te tepruar,i treguan nje kolltuk te vjeter ku mund te ulej dhe i sherbyen caj me biskota.Ajo leter e bute qe ai e kishte mbajtur me kujdes, ishte c'ishte.I caktuan pension,nje shume parash,qe as ne enderr se kishte pare.Fshatari yne s'dinte ku t'i fshinte duart e dirsura dhe mbeti si guhak kur e drejtuan per te arka dhe i dhane 40 napolona ar.Nuk i rrefeu njeriu.Ndertoi shtepi te re me plithare e dru lisi,u be me dy djem e kater vajza,i martoi e i gezoi,rrojti a s'rrojti ai fshatar fatmadh,qe ne vend te parmendes e bagetise, mori te ruaje varrezen e francezeve.Kaloi kohe e gjate.Shkoi mbreteria,erdhi lufta e madhe,lufta e dyte.Fshatari yne vdiq,po ne kembe te tij kete pune nisi ta beje i biri,nje shurdhmemec qe e mbushi varrezen me trandafile,barbaroza e krizantema,te te gjitha llojeve dhe ngjyrave dhe aneve mbolli meshtekna te bardha,fort delikate,kavake e plepa te argjendte qe u mbushen me fole shtergesh.
S'kish me pension e s'dukej njeri,po i biri e bente kete pune per shpirt..Nje nate erdhen te vidhnin te vdekurit,po ai nuk i la,i mbrojti me pushke dhe pas nje kohe mbeti i plagosur e hoqi shpirt nen kavake.
Me pas nje nipi i tij i zuri vendin.Atij i vinte ndoresh per te gdhendur drurin e per te sajuar me fryme perendie ca femra te holla e nazike qe te ndillnin e te joshnin me nje fuqi te fshehte turbulluese.Ja,atje,mbi varret e francezeve i shpikte ato femra delikate dhe kur e kur i binte fizarmonikes e kendonte per dashurine.Pastaj na erdhi nje shpure ciganesh me arushe,dajre e kuaj hergjele,qe i ngriti cadrat ngjitur me varrezen.Djaloshit na i ra ne koke per nje grua te madhe,qe kur kercente ne fushen me zjarre ngrinte fustanin me fruda dhe zbulonte kofshet e kolme perplot shndrritje e vezullime te befta qe ta shterngonin zemren e te shkaktonin nje dhimbje te padurueshme.Pa c'pa djaloshi dhe e mori ne varreze dhe aty e beri me te nen kavake e meshtekna mbi krizanteme e barbaroza.
Ne mengjes i gjeten te dy te therur si berrat diten e Shengjergjit...
Mbeti fizarmonika, qe i ra nje nip tjeter,me tuaf se i pari,se vazhdoi ta bente ate pune per shpirt.
Keshtu rodhen ngjarjet pa ngjarje me,ne ate varreze mbi kodren e Shen Anes,gjersa erdhi i fundmi i atij fisi te cuditshem,qe une e takova vete nje ndajnatehere kur na hapi porten e madhe dhe na futi brenda.Hipur mbi nje kale te bardhe,fort qesharak ne sjellje,na veshtronte nga lart poshte me nje krenari qe s'i shkonte.
Ndersa xhironim me nje kamera kaba e te rende emrat e ushtareve franceze mbi pllakat prej mermeri,ato emra muzikale te ushtareve te kolonive,ai kaleronte me nje trokth te lehte mbi zhurin e bardhe te varrezes.
- C'eshte ky kale kaq i bukur? e pyeta
- Zherar Zherar,tha,eshte sternipi i atij kalit te races qe i dhuroi komandanti francez te parit tone.
Ne vitin 1997 e vrane me nje bresheri kallashnikovi,kalin ia vodhen.Varreza mbeti pa roje.
Atehere u kujtuan te dy qeverite,ajo e Shqiperise dhe ajo e Frances,se varreza e francezeve mbi kodren e Shen Anes ishte ruajtur per shpirt 80 e ca vjet me radhe nga nje familje fshatare qe tashme qe shuar.
Ne nje ceremoni zyrtare ne Ambasaden Franceze,ku ishin te pranishem politikane e gazetare,familjes se panjohur iu dha Kryqi i Legjionit te Nderit.Nje pension iu caktua pinjollit me te fundit,nje skerfyelli te gjate,me tuhaf se te paret e tij,i larguar me kohe ne dhe te huaj, andej nga Australia, ku merrej me gjuetine e fluturave te rralla.Ne emer te atyre qe s'ishin, kutia me Kryqin brenda i u dorezua Muzeut Historik Kombetar.Ajo kuti e hapur,e gdhendur nga nje dore mjeshtri,ruhet ne nje nga stendat me xham te muzeut,e mbrojtur me masat e sigurise me te larte si ikonat e Onufrit,e paprekur,e pahitur qysh tani nga pluhuri i holle qe nuk kursen asgje ne kete bote.

MOLLI

Ishte nje mengjes i madh,i kthjellet perplot drite te qete gati tingelluese,me nje fjale,ishte nje mengjes amerikan.
Shevroleti na mori te gjitheve ashtu gazmore sic ishim duke u shternguar paq pa shkaktuar bezdi te njeri-tjetri,ndonese ndienim paksa zor e turp te mezifshehur ngaqe u preknim femrave krejt pa dashur e fare pa mekat,kofshet e gjinjte e medhenj qe iu hovnin perpjete nga nje gaz i papermbajtur,plot shendet e bukuri te bujshme.
Nje mizeri urash madheshtore e si jashtetokesore,nje mori autostradash pa ane e fund qe kembeheshin lart e poshte,plekseshin e shplekseshin si rrjete merimangash me ritem nuklear,pershkonin hapesirat e pamata te Nju Jorkut..Nuk shikonim njeri,vetmia e paskaj te ngjallte mbresen e cuditshme te nje feste pa njerez qe festojne.O zot,ku ishte populli amerikan?
Po nxitonim te mberrinim sa me pare atje ku po shkulej e gjithe Amerika:polemi e vulgu,hallku e zhgani djerrakohe qe per cudi di te shpike lumturine nga vogelimat e imta te jetes.Po shkonim te vizitonim mollet e famshem te Nju Jorkut,te benim shoping ne ato shitoret e stermedha qe nxinin brenda nje qytet te tere dhe prej te cilave s'te behej te dilje me.Mos u hutoni,na keshilloi Keno,nje emigrant i rrahur me vaj e me uthull qe i kish rene botes kryq e terthor,nje kozmopolit i fantaksur.Kur te hyjme brenda mos u shperndani se mund te humbasim njeri-tjetrin,na keshillonte ai si nje strateg pa ushtri.O zoti krisht! beri kryqin Nina,syte i vetetine me shdritje te befta,gishterinjte e duarve iu bene si kthetra dhe nduku fustanin e vet te zberdhylur plot me lulka e dragoj kinez.
Gjigantet i kishim perpara me emra tingellues qe benin spikame te madhe ne ajrin blu te Amerikes: Mejsi,Sirsi,Xhej Si Peni,Bllumingtoni,Targeti,...
Ajo e gjore bashke me te shkreten Vali,te dashuren time,qe s'nxirrte ze e keqyrte si tuafe,s'kishin lene gje pa rremihur ne pirgjet e plackave qe kuterbonin neper rrethinat e qytetit provincial,te cilin e kishim lene mijera kilometra larg,ku evgjitet zbraznin cdo mengjes thaset e mbushur cit me ndihmat e kishave dhe katedraleve te Europes.Tani do te kishin fatin e madh te merrnin ne duar veshje firmato me nje cmim te lire,se Amerika tregton po ate mall si per milionerin dhe per leckapanin, qe se ve re, se i mungon hunda e holle,ate ndryshimin e cilesise nga njera cohe te tjetra.Hyrrja-byrrja,merr c'te marresh ne kete mbreteri te lecka peckave qe te lene pa mend e pa fryme.
Hyme brenda dhe s'benim fare as gek as mek,te vuvosur e te shushkallosur,padyshim fare qesharak,se kjo binte ne sy teksa keqyrnim njeri-tjetrin duke u tretur e bere fir nen ate madheshti farfuritese,njeheresh ftuese dhe mosperfillese.
Permasat kozmike te gjithfare mallrash te ngjeshur cit me cit gjer lart ne qiellzane ndrynin dramen e perjetshme te emigrantit qe permblidhet ne fjalet te kesh e te mos kesh.Lakmia,grykesia,nepsi,babezia,shfaqeshin bujshem me nje dhimbje te vjeter therrese dhe fashiteshin menjehere se kjo parajse tokesore dilte dhe tepronte per te gjithe.
U ndame nga njeri-tjetri,pa thene asnje fjale,secili pas prehes se vet,ne ate xhungel pa ane e fund ku festa e Dionisit vazhdonte qe nga antikiteti..Si cdo poet qe pervec letres dhe lapsit,nuk i hyn ne sy asgje tjeter,u zhyta ne mbreterine e librave,te gjithe bestseller,aty ngjitur me dinastine e vezeve,pulave dhe peshqve,qe s'kishin fillim e mbarim terembushur me bleres te hareshem,bufalaqe qe gogesinin dhe pirdhnin.
Poshte e lart ne raftet me libra,vinte me te rralle ndonje admirues i heshtur dhe pasi i keqyrte per njefare kohe e i merrte neper duar disa prej tyre,shkonte me tej e humbiste ne turmat e pafundme te qejflinjve te sallamit,mishit,pijeve,zarzavateve,frutave,kruajtesve te dhembeve,vidiove,kepuceve,bluzave,televizoreve,celulareve,letrave higjenike,makaronave,djathit,patateve,kamerave,automobilave,vajit,shampos,grilave,tapeteve,gjithfare xhingla minglave,gjerave te medha e te vogla,qe rendom e gezojne shume njeriun.
Pikerisht aty ne mbreterine e librave takova Elizen,gruan amerikane me pantallona bluxhins dhe bluze te bardhe.Ajo me buzeqeshi me embelsi sikur te me njihte prej kohesh dhe me pyeti: " Mos e dini cili eshte romani i pare i Teodor Drajzerit?" " Po" i thashe, "Motra Keri "
"Faleminderit" tha ajo me miresjellje dhe une i keqyra me nje ndjenje epshi pervelues,ndersa ajo u zgjat te merrte nje liber te Kitsit,ato pjese te trupit qe ne rrethana te tilla u themi cica dhe bythe,te cilat i kishte te medha e tejet tunduese. "Ju pelqen Kitsi?' e pyeta. "E lexoj" tha, "po me shume me pelqen Uilljm Blejku" "Shkruani poezi? i thashe. "Shkruaj,po nuk kam sukses.Megjithate nuk dorezohem.Une vazhdoj kolegjin ne La Guardia per artet e bukura,dega e aktrimit.Ju jeni emigrant?" "Po" "Sa vjet keni ne Amerike?" "Dy dite" "Italian?" "Jo,shqiptar" "Hajdut" tha. "Hajdut" thashe dhe i buzeqesha."Une jam italiane" tha ajo "Nga Roma.Kam 80 vjet ne Amerike" "Mafia" i thashe une. "Mafia" tha ajo dhe me buzeqeshi. "Shkojme pime nje kafe Elize?" "Pak uiski me akull" tha ajo "Pastaj hame dicka se po me grin uria"
Pime kafe dhe uiski,hengrem pica siciliane dhe beme dashuri.
"Kam patur pese burra" me tha " jam e lumtur.Ka 6 femije dhe fle ne "kapanonet" ne Manhattan.Polici i mbremjes,nje zezak i sjellshem,me ruan shtratin.Po ai shtrat ,numri 13,ne fund te kapanonit.Nuk dua te harxhoj para dhe fle atje falas.Ia jap picken policit,zezakut tim besnik,qe me sjell ne qejf dhe keshtu i rregulloj punet."
E lashe te flinte dhe dola te shoh se c'behej me Kenon,Ninen dhe Valin.
Pas njefare kohe me zune syte te pulat e paketuara Ninen me nje burre shtatlarte me fustan te bardhe e feste ne koke qe merrnin e jepnin me njeri -tjetrin,ndersa me tej te veshjet firmato Pucci pashe Valin,te dashuren time me nje tip me kostum e me syze qe kishte pamje prej shimpazeje.Nga disa hollesi,qe me teper i shpikim,kuptova se ai ishte i krimbur me para dhe dinte si t'ia kerkonte dhe ne nje rrethane si kjo fare te rendomte ku paraja mund te hynte menjehere ne pune.Keno i mbante cantat nje plake thatanike dhe me hunden e tij te holle nuhaste se c'testament mund t'i linte.
Kur dolem jashte une lashe takim me Elizen ne ate mbreterine e librave ku do te rremonim per te gjetur poezite e Jevtushenkos dhe Ahmatoves.Keno do te ndihmonte plaken te blinte nje pale perde prej mendafshi blu per dhomen e saj te gjumit,Nina serish do te diskutonte me pakistanezin e saj te dinastia e pulave te paketuara,ndersa Vali do te rripte shimpazene e saj te veshjet e reja te vjeshtes te firmes Gucci.
Jashte te parkingu gjigant ishte nje mbremje e madhe e kthjellet perplot yje qe shkelqenin fort dhe me fishekzjarre qe binin per ndeshjen finale ne stadiumin Janki,me nje fjale ishte nje mbremje amerikane.
U ngjeshem paq ne Shevrolet dhe u nisem me shpejtesi te madhe neper rruget e Kuinsit,se po vdisnim per gjume.Te nesermen u kthyem perseri ne moll dhe nuk dolem me: u martuam atje,lindem femije si shume amerikane te tjere dhe vetem kur na zinte malli papandehur si nje grip ngjites e me zjarrmi te madhe,dilnim perjashta e benim nje vrap gjer ne Shqiperi qe te takonim miqte e vjeter dhe te puthnim armiqte.

ZONA ZERO

" U ula te shkallet e nje gratacieli dhe veshtrova zonen zero.Mendova se kur vijne koherat e paralajmerimeve te medha,Krishti kryqezohet perseri sic ndodhi ketu ne vendin ku dikur ngriheshin kullat binjake.Manhattani nuk e ka me ate shkelqimin e dikurshem,eshte bere me i ndyre,i mbushur me gjithfare plehrash,jane shtuar njerezit e vetmuar dhe ceshte me e keqja,serish Krishti endet poshte e lart me nje shkop ne dore,i gjate e i thate,tejet i zeshket,i pashem,fle ne shkallet e muzeve,nen Uren e Bruklinit,ne Central Park,pa bere fare pershtypje,se njerezit jane mesuar prej kohesh te jene me te sjellshem e te perkore aq sa te harrojne fare tjetrin,qe gjallon dy hapa me larg,qe ndoshta ka nje kumt te madh per te shpallur,ose shtrihet e vdes ne agoni.
Une e shoh Krishtin qe endet serish te zona zero,ku kane nisur te ngrihen kullat e reja,me te lartat ne bote,nje sfide e hapur kunder fatkeqesive te cfaredollojshme.
Askush nuk e ve re kete njeri te cuditshem."

* * *

U ula te shkallet e nje gratacieli dhe veshtrova zonen zero te rrethuar me nje rrjete teli.Turma e turisteve qe fotografonin ishte e pafund.Une kisha nje kamera dicitale Mavica te firmes Sony qe punonte me disketa.Kisha gjetur nje pike ne fund te atyre shkalleve prej mermeri te zi nga dukej gropa gjigante e kullave binjake ku dyndeshin hije dhe keqyrja ate hapesire te trishtme,shkarezimen e humbellen fatale,qe dukej sikur ishte shkaktuar nga nje goditje kozmike.E ndieja krejt paradoksalisht se isha me fat qe ndodhesha aty,fiksoja shpejt e shpejt aparatin ne stativ dhe fotografoja gjer ne marrezi,pa me shpetuar asnje hollesi nga ato faqe te fundit te bibles,keshtu i quaja me mend ato rrenoja apokaliptike te kullave binjake,ose sic u thonin ketu,tuinset,qe ishin urryer perplot zili,mallkuar,kercenuar,goditur,shkaterruar e rrenuar aq egersisht e qe perhapnin gjithkund ndjenjat e paskajshme te nje keqardhjeje,dobesie dhe turpi morbit.Per mua ishte e padurueshme te qendroja gjate duke pare zonen zero,trupin tim te gjymtuar,ashtu me dukej,kembet dhe duart e sakatuara,plaget e stermedha me spikamen e nje katastrofe qe mund te ishte shmangur.Me vinte keq per dobesine time,qe ishte shkaku i saj.Kaplohesha nga urrejtja dhe dashuria ne menyre krejt te panatyrshme.Dicka kishte prekur e kishte vene ne dyshim vlerat me te pakontestueshme njerezore: zbulimin astronomik te Galileut,Teorine e Relativitetit te Ajshtajnit.Po fillonte nje ere e re renieje dhe ringjalljeje qe njeriu nuk po e kuptonte ende.Ndryshimet kerkonin flijime te medha.
Turma dyndej para nje muri te mbetur nga rrenojat.Ai ishte i gjate e i larte me nje ngjyre te murretyer,ende i zhuritur nga flaket dhe i perhitur nga tymrat.Me nje laps a stilolaps qe ia merrnin njeri-tjetrit nga dora,perplot me ndjenja vellazerore e solidariteti vizitoret shkruanin dedikatat,fjalet me te bukura e me te ndjera per Ameriken.Me te shumtet e bekonin,shpresonin se ajo do te behej me e forte,me e moralshme,me e drejte dhe me e pergjegjshme.Gjithkund ne ato shkrime kaotike ne pamje,mund te vereje perpjekjen per te vene rregull e harmoni dhe per te gjetur kuptime te medha duke huazuar mendime nga Platoni,Krishti,Nice,Shopenhauri,Kanti,por kishte dhe nga ata,nje pakice e deshperuar,qe e mallkonin Ameriken.
Rendom kete vend pelegrinazhi e quanin Muri i Falenderimeve,Afishet e medha me emrat e viktimave te 11 shtatorit,pamjet e dy kullave ne flake,maketet e kullave te reja,qe ishin vendosur mbi rrjetat prej teli,terhiqnin numrin me te madh te vizitoreve.Midis tyre mund te dalloje te aferm te viktimave: prinder,burra,gra,femije, qe mezi mbanin lotet,psheretimat dhe peshperimat pa kuptim.Ende nuk u mbushej mendja se ata kishin vdekur.Tek te gjithe,shkelqimi terratises i zise,perziehej instiktivisht me ndjenjen femijerore te pritjes.Ishte nje pelegrinazh i perditshem qe dalngadale do te shnderrohej ne ritual te perjetshem.Keshtu u shpiken vendet e shenjta.
Une fotografoja gjithcka,gjersa nje dite e kuptova qe kjo gje me ishte kthyer ne maniere.Dhe duke gjuajtur hollesi gati te paverejtshme,zbulova papritur,ate qe do t'i jepte kuptim jetes sime prej emigranti me fat provizor.
Mbi ate grope te frikshme qe ishte hapur aq menxyrshem ne Manhattan,binin hijet e levizshme te gratacieleve sipas levizjes se tokes rreth diellit dhe kjo te krijonte nje ndjenje deshperimisht universale.Poshte ne humbella gelonin mbi pesemije punetore te te gjitha racave,uturonin mbytur makineri te renda,ndersa lart shkretonte gjithcka.Ne vendet e sheshta prej betoni ku ishte vendosur rrjeta e gjate prej teli qe kufizonte zonen zero nga pjesa tjeter e jugut te Manhattanit,benin spikame tronditese hekura te ndryshkur dale nga toka e ngritur ne ere ne formen e nje kryqi te cuditshem.Historia e atij kryqi si te rastesishem mbi ate qimiter modern,qe nuk u prish asnjehere, ishte i kahershem:nisi atehere,kur,pasi u pastrua gjithcka e u hoqen mbeturinat e fundit te kullave binjake,nje inxhinier rus me origjine hebreje,e pa ne muzg nen henen e plote ate mbetje te fundit te hekurishteve qe kishin formen e nje kryqi biblik,jo prej druri te brejtur nga krimbat,po prej hekuri te zhuritur nga zjarri dhe tha:"Mos e prishni,eshte nje kryqezim i ri,ndoshta paralajmerimi i fundit.."
Tani me shpesh fotografoja kryqin nga pozicione te ndryshme.Ai kryq dhe vendi perreth me shkaktonin nje ngashnjim te cuditshem,me benin te ndieja thelle,si per nje mit te shenjteruar te mallkuar e te shkaterruar padrejtesisht nga te paudhet.C'do te ndodhe? kjo pyetje me mundonte shume kur mendoja per te ardhmen e Amerikes dhe te botes.
Nxitoja per ne shtepi,fusja disketen ne kompjuter dhe printoja fotografite,te cilat i merrja ne duar dhe i keqyrja per nje kohe te gjate.Ishin caste qe me dukeshin pa mbarim,gati te tejjetshme,mistike,tejet tronditese,sepse ne ate kryq te ndryshkur,dalloja silueten e nje njeriu.Ne fillim nuk u besova syve.C'ndodh me mua,thashe me vete,mos jam i semure? Ai kryq atje s'eshte vecse nje shenje,qe nje pjese e madhe e vizitoreve nuk e vene re,s'u ben fare pershtypje.Ndersa ata qe e pikasin,nje aradhe e vogel fatkeqe,e quajne nje rastesi te cuditshme,po nuk e arsyetojne e nuk bejne aludime biblike..
I cova fotografite ne nje gazete te Nju Jorkut,po nuk m'i botuan.
Nje dite, te shkallet e medha ku ulesha cdo mengjes,pashe nje njeri qe ma beri me dore.Ai ishte i gjate,i thate,tejet i zeshket,i pashem,me pantallona te shkurtra,me nje bluze te bardhe te hedhur persiper dhe me kepuce te bardha atlete.
Me buzeqeshi dhe me beri shenje qe ta ndiqja.U takuam ne fund te shkalleve.Me tha te uleshim diku te hanim pica me fruta deti.Ishte gjeja qe i pelqente me shume.Dhe pak vere e kuqe kianti do te na bente mire,shtoi me nje buzeqeshje dashamirese prej te afermi.
" C'ke ndermend te besh me fotografite?" me pyeti kur u ulem ne nje piceri,perjashta ne trotuar ne tavolinat me tenda te verdha.
" Do t'i shes,te fitoj para.I cova ca fotografi ne nje gazete,po nuk m'i botuan.U duket si nje truk."
" Mos u terhiq," me tha.
" Kam nevoje per para.Kur paguaj cdo muaj 1000$ per qirane e shtepise sikur me vrasin.Jeta ne Nju Jork eshte shume e shtrenjte.Kam shprese se do te me ndihmoje rastesia."
Ai hante ngadale me goje te mbyllur.Nuk foli me.E nxitja ne heshtje,po ai nuk jepte shenje.
E keqyra nga afer:kishte sy te medhenj me bisht qe zgjateshin te temthat me nje blu te cuditshme sikur t'ia kishte vizatuar njeri.Dukej i qete,gati indiferent dhe kur e pyeta se cili ishte,nuk m'u pergjigj.
Po kjo s'kishte dhe aq rendesi.Me ne fund silueta ne kryq ishte shfaqur.Merrej me mend,ashtu vagullt e me nje vale frymezimi te befte e trondites,se kush mund te ishte ai njeri.
Pas njefare kohe u be shume i njohur,me i famshem se Bill Gejti.Ne faqet e gazetave dhe ekranet televizive,njeriu i pashem me pamjen e nje asketi te shkretetirave,qe s'kuptohej,po vetem shkaktonte sensasion me predikimet e tij biblike perplot nenkuptime,kode te fshehte trondites,u quajt alieni superstar.
Me pas amerikanet,keta poete te prakticitetit,qe pergatiteshin per zgjedhjet presidenciale,u merziten me te dhe e harruan.
Nje te diele e kishin gjetur te vdekur ne nje stol ne Central Park.
Sa here ulem te shkallet prej mermeri te zi te gratacielit dhe fotografoj zonen zero,perseri me shfaqet silueta e njeriut ne kryq.Ai lutet mbi gropen gjigante me fytyre nga qielli dhe here here duket sikur ulerin.
Me ne fund pas shume kundershtimesh,fotografia doli ne faqen e pare te gazetes me te famshme " The Nju Jork Times " me dicituren "God blass America.."Megjithese u gezova nga botimi dhe honorari fantastik,nuk mund ta fshihja dot zhgenjimin e madh.Fotografia kaloi pa u vene re.


FIZARMONIKA

Une nuk po e njihja ende,megjithese ai serish ma beri me dore.Ishte nje burre shtatmesatar me kostum blu te erret me kutia gri dhe kravate te shternguar ne gryke ngjyre vishnje te perdorur e te ferkuar perplot shnderritje te befta,qe ecte me hapa te vegjel.Me shikoi drejt,me syte e tij te kalter e te shplare terembushur me gazmend e dyshim pa fare vemendje e seriozitet.Mos ishte nje nga ata tipat e shumte qe u ngjiten kineasteve nga pas, sapo mberrijne ne qytetet e vegjel qe kane vetem nje rruge dhe nje hotel pa uje e pa ngrohje? "Jam Dashnori,me tha,ai llogaritari i Komitetit Ekzekutiv te qytetit V qe bente muzike."
Mu kujtua menjehere,ishte Dashnor Pambuku me ate lapsin e shkurter kopjativ qe e mbante te lidhur me spango ne qafe.E keqyra me kujdes, se mos e kishte ende,po nuk pikasa asgje.Qafa e holle dhe e gjate me lekure te flashket ishte mberthyer keqas nga kravata qe linte mbrese dhe dukej sikur i merrte frymen.
Zyra e tij ishte ne katin e pare te Komitetit.Me mure te palyer prej kohesh,perplot gjurme lageshtire qe e kish ronitur e suva te skerfitur leskra leskra,tejet e zymte,e ftohte,gati e akullt,mbushur me dosje ngjyra ngjyra qe zinin cit e percit jo vetem dyshemene,po dhe tavanin deri lart te portollampa me gerqele te mbyllur me rrjete teli,ajo bente gjithmone nje pershtypje te thelle e te cuditshme.Ne ditet e zakonshme, kur nepunesit s'dinin c'te benin nga merzia,papandehur dicka e panatyrshme, po gazmore,gati e lehte dhe qesharake i trondiste ata te gjithe:i bente te coheshin ne kembe ngadale, te dilnin ne korridor dhe te zbrisnin poshte te trembur e te hutuar,ngjeshur prane njeri-tjetrit, per te pare te zyra e katit te pare, me dy pale dyer,njera prej hekuri e tjetra prej tallashi te presuar,Dashnor Pambukun gati te fshehur midis dosjeve,qe me kryet e perkulur, nxirrte nga nje fizarmonike e vjeter kaba,tingujt melankolike te nje tangoje argjentinase,qe te ndizte gjakun e te vinte ne ngasje.
Rrinin si te ngrire atje te dera te kapluar nga hareja dhe paniku.C'te benin?Te qendronin ende e te degjonin gjer ne fund ate tango dashurie,apo t'ia mbathnin nga syte kembet?Ata qeshnin me te ,e tallnin,e merrnin neper goje dhe prisnin me kenaqesine e fshehte te nepunesit te terrorizuar, qe ai ta hante,po Dashnorin nuk e gjente gje.Njehere kishte lene pa mend sekretarin e komitetit kur i pat flakur ne dysheme fletet e dietave duke e akuzuar per falsifikator."S'ka para! i tha "S'keni fjetur ne hotel! therriste si i xhindosur E verifikova.Po e perseritet do t'ju padis ne gjykate."
Serish priten ata nepunesit e kateve me lart,qe Dashnorin ta sikterisnin nga komiteti,po ai kish qelluar nje llogaritar i zoti, gati i pazevendesueshem,se kur e urdheronin per te bere bilancet, e gdhinte me lapsin e tij te shkurter kopjativ qe s'e hiqte nga qafa.
Me po ate laps qe shkurtohej perhere e me shume,ai shkruante nota ne flete llogarie dhe kompozonte kenge per femije.Tekstet ia beja une.Kur i shkela per here te pare ne zyre,teshtita fort.Ai s'me priti.Aty brenda s'kishte njeri,u bera gati te kthehesha,po e ndieva me instinkt se dikush me pergjonte."E ben dot tani?"me tha me nje ze te embel e te ngrohte.E kishte fjalen per tekstin e kenges. "Ketu jo,i thashe,vjen ere myk." "Nuk e ndiej"peshperiti pa dashur te shfajesohej.
Degjova disa here melodine e kenges,qe ta mbaja mend.S'me beri pershtypje,madje mu duk e rendomte,megjithese nuk i thashe gje,shenova ne bllok rrokjet e strofave dhe refrenit dhe ia mbatha.
Te nesermen isha roje e gatishmerise luftarake ne shkolle dhe po degjoja muzike nga nje radio me bateri ushtrie sa nje tulle qe e mbaja te kembet.Rruga ishte e shkrete.E vetmja rruge e qytetit shkelqente ne diell.Ai po vinte nga larg me fizarmoniken hedhur perpara me duart mbi te.Krejt papritur,si duket me kishte vene re,hapi fizarmoniken dhe filloi t'i binte si i lojtur,i dashuruar marrezisht pas kenges se vet.U ul prane meje dhe i ra disa here asaj pjese te cuditshme,qe s'me bente fare pershtypje.Ishte tamam si te degjoje nje burre te ngathet e aspak te pashem qe kendonte duke u perpjekur te shkerbente zerin me ate te nje femije:

Vaj-vaj
Dudule
Ona-ona
Tri perona
Bjere shi
Ne arat tona
Vaj-vaj
Dudule

Ia shkrepa gazit,pa e permbajtur veten.I rashe supeve,e perqafova si nje mik dhe nuk reshtja se qeshuri.Ai me keqyrte si guak,me syte e zgurdulluar e me gojen e caplyer."Te pelqen vertet?" me pyeti sikur t'i thoshte vetes,e ke qare o Dashnor Pambuku.
Ne festivalin e femijeve fitoi cmim te pare dhe une e pashe se si qau kur e ftuan te ngjitej ne skene midis vazove me lule dhe femijeve.
Kur shkuam ne klub per te pire kafe,ai me tha si i handakosur: "Teksti ishte i mrekullueshem.Me vjen keq qe e fitova kaq shpejt kete cmim,se nuk do te bej me gjera te bukura.Neser dua nje tekst tjeter ,te ma qash!"
Une shikoja si i rridhnin lotet dhe ai i fshinte me dore,po ato s'mbaronin dhe ai serish i fshinte dhe une s'dija c'te beja me ate njeri.Nuk do ta harroja per nje kohe te gjate ate te krisur qe ne castin e nje suksesi kishte parandiere deshtimin e vet.E pashe kur shkroi me fundin e lapsit nje kenge te keqe dhe ate grime lapsi qe i mbeti e flaku ne dysheme."C'me gjeti,tha,u bera qesharak.Sikur te mos e kisha kete fizarmonike qe me ka bere me kurriz, do te isha njeri i respektuar,serioz..E,c'vete!Nuk do te shkruaj me kenge."
"C'te gjeti,mik?" "Nuk duhet ta kisha fituar ate cmim te mallkuar,nje llogaritar si une nuk duhet te lajthise kaq shpejt.."
Te nesermen kishte lidhur ne qafe nje laps te ri.Me pa me ca sy te shplare,te lodhur,me brenge te lehte prej krijuesi te krisur."Bera prap nje kenge,me tha hem i penduar,hem i kenaqur "nuk rri dot pa hedhur nota ne blloqet e llogarise...dhe e prisha."
Une nuk fola.Pime birre me konserve peshku dhe une asnjehere nuk i thashe pse kishte hequr dore nga kenga.Kur u ndame me tha me nje trishtim prekes,me ze regetites qe mezi e degjova:"Sonte do t'i bie tangove argjentinase.Po me cahet zemra nga nje brenge,qe nuk e di c'eshte!"
Nje njeri i llogarive fliste keshtu!
Per nje kohe te gjate ai nuk u duk me ne qytet,nuk hyri ne kafenete apo restorantet,te vetmet vende ku njerezit mblidheshin,hanin e pinin sebashku duke vrare kohen me biseda te kota.Ai mbyllej atje te zyra e tij plot me dosje dhe merrej me evidencat dhe bilancet e rrethit.E harronin Dashnorin,fizarmoniken e tij kaba dhe kur binte fjala per te ndajnathere,vinin buzen ne gaz me mahi.
Ja,c'ndodhi njehere.Ishte vere,nxehte.Malet dukeshin kaq afer,me nje pamje prej lodre te permbytur nga nje drite e kalter e holle e lehte,perplot tinguj te fshehte.Une kaloja i vetem neper qytet dhe degjoja me nje ndjenje malli dhe keqardhjeje per veten,bulkthin dhe bilbilin e nates.Dritaret e dyfishta te qytetit ishin hapur kanat me kanat dhe lart ne driten e neoneve luzma e fluturave te nates krijonte nje perde mendafshi qe fergellonte.Ne ate yrt romantik te nates kur te gjithe kishin rene per te fjetur,krejt papritur shperthyen tingujt e fizarmonikes se Dashnor Pambukut:tango argjentinase,pasion,lot,tundim i eger per dashuri epshore,hakmarrje nga xhelozia,vrasje nen feneret e murretyer te portit te vjeter ku endeshin ciganet dhe qente..Ata tinguj te embel e ngashnjyes dukeshin aq qesharak e pa vend ne ate qytet sharretaresh e minatoresh,sa te vinte te ulerije.Dikush shante neper nate,nje tjeter qellonte me gure ne tjegullat qe kerkellinin,apo ne xhamat qe thyheshin te ndonje dritareje me perde me dantella.Fizarmonika pushonte kur e kur.Serish heshtje e qetesi qe binte fashe fashe trazuar nga ferrmitja e fluturave,kumbi i zvargur i bulkthit dhe kenga molisese e bilbilit te nates.Me te rralle ndonje psheretime apo lemze,sikur kerkonte neper gjume te niste serish ai avaz qesharak i fizarmonikes kaba,qe gjithsesi e trondiste embel dhe i zgjonte nostalgji e brenge atij qytetthi provincial.
Kur ngjiteshin neper muret e qytetit afishet ngjyre portokalli te festivalit te femijeve,Dashnor Pambuku shfaqej te kafeneja e Dinit dhe porosiste kafe dhe fernet per te dy pastaj vendoste nje tufe me lule mbi tryeze duke me thene me te qeshur se lulet jane si femijet,sjellin frymezim. "Aman,nje tekst,se ti i qan.."
S'kishte hequr dore.Nuk e kishin bere per vete perfundimisht ato dosjet e pafundme plot me shifra.Nuk ishte me ai i pari,qe ua perplaste eproreve ne sy,po nje dashnor i vertete platonik dhe i heshtur.Fizarmoniken e vjeter kaba nuk e ndante nga supet.Kudo shkonte me te,edhe per te blere buke, sikur ta kishte pjese te gjymtyreve.
I ra fizarmonikes aty ne kafene dhe une shenova ne nje bllok rrokjet dhe shkruajta tekstin.Kur mbaruam pune vura re se kafeneja ishte zbrazur,nuk ndjehej fryme njeriu gjekundi.Te gjithe ia kishin mbathur.Dini,nje burre i pashem me berete te zeze qe e mbante shtrember mbi krye na shkeli syrin me nje buzeqeshje hokatare si per te na thene se nuk i behej vone qe kafeneja ishte zbrazur."Si t'u duk kenga? me pyeste Dashnori me ze te ulet e si te fshehte sikur ne ato caste jeta e tij te varej ne nje fill peri nga pergjigja ime. "C'ka,,jo e keqe,madje e mire"
Ai dukej per te ardhur keq,te ngjallte ndjenjen e meshires.Prekte me gishterinj ate grime lapsi te lidhur me spango ne qafe."E mire,padyshim e mire"peshperita une i prekur nga qendrimi i tij. "E mire thuhet per kafen,per fernetin,jo per kengen"peshperiti "Do te fitojme cmim?Tekstin e ke qare.."
C'ti thoja?Ai llogaritar serioz qe shkurtonte dy-tre lapsa ne dite per shifra e nota muzikore behej qesharak kur merrej me ate fizarmonike te vjeter e kaba.
Njehere ndodhi dicka qe s'do ta harroj.Ishte nje nga ditet kur merzia perjetohej si nje semundje e pashprese.Dhe kjo gjendje e rende perseritej me shpesh ne fund te javes.Ishte nje dite dhe nje nate qe u kaluan si rendom : kafe dhe fernet te Dini,biseda pa fund,te kota,ku shuhej ngapak malli gerryes per Tiranen,bulevardin,vajzat dhe shoket tane qe i kishim zili,lokalet e Tiranes ne muzg kur beheshin deklaratat e dashurise dhe liheshin takimet per te nesermen.Nata kaloi te kinemaja me stufen me dru qe kerciste e brambullinte,ku filmi perseritej sa here te donim dhe mengjesi i vrenjtur me gjeti serish ne kafene ne kerkim te mikut tim.Nuk e di pse ate mengjes ngulmoja ta takoja patjeter.dhe e gjeta i shtyre nga nje parandjenje mistike,atje te qoshku i kafenese,krejt vetem,te gerrmuqur,tejet te trishtuar,perpara nje qiriri te ndezur mbi pjaten e ciflosur te filxhanit te kafese.U ula prane tij dhe e keqyra ne heshtje.Ai mermeriste dicka me syte e skuqur,te pergjumur,perplot lot. "Miku im,me tha me ze te ulet,sot eshte dita qe une nuk shkruaj dhe pothuajse nuk punoj..Njehere ne vit kjo perseritet.." "C'ka ndodhur?" i peshperita dhe i vura doren ne sup. "Si sot njezete vjet perpara me ka vdekur djali,djali i vetem..gruaja s'e ka marre veten qe atehere..Ja,me ka mbetur ky zakon..po ti shko...shko,nuk ke pse merr pjese ne hidherimin tim.Takohemi pasdite dhe pime nje kafe..shko."
S'do ta harroj ate dite me qiell te vrenjtur perplot merzi dhe dhimbje.Kaq mesova per jeten intime te mikut tim.Aq di dhe sot.
Keshtu kaluan disa vjet:ai nuk fitoi me cmim,po s'hoqi dore nga tangoja argjentinase dhe kenga per femije.Nuk mund t'i harroja per nje kohe ato sy te shplare,te lodhur,me brenga te lehta prej krijuesi te krisur.
Ja,ku po e takoja serish pas me shume se 20 vjetesh..U ulem ne nje piceri dhe e pyeta me se merrej. "C'te tregoj,tha,kam ardhur te marr demshperblimin per vitet e burgut.Nuk me denuan vetem mua,po edhe fizarmoniken.Ma dogjen kolektivisht para komitetit ekzekutiv.E zuri dhe ate neni 55 per agjitacion e propagande.
I zgjata doren dhe ia shterngova fort.C'mund te beja tjeter?Ne nje grimehere me shkrepi te beja nje shaka te vogel,t'i kujtoja ate kohe dhe t'i thoja se isha gati te shkruaja nje tekst kenge per te.Po kjo do te dukej qesharake,se kishin kaluar shume e shume vite.Ai i gjore kishte shkulur dhe lapsin e vogel nga qafa.


VULLNETARI


Midis atyre qe mbanin ligjerata per kastrimin e qenve ne hotel Sheraton ishte dhe Thimaqi,ai vullnetari,qe ne qytetin e vogel te veriut i kishin ngjitur nofken Thimaq majaja.Sa vjet kisha pa e pare!Po ai burre,i shkurter me shume floke te perhimte e qime te perdredhura e te thinjura ne vetulla e qerpike,me sy te embel e te zgjuar qe ruanin nje buzeqeshje te fjetur per te gjithe,gojetar dhe serioz.Nuk e di pse me erdhi per te qeshur kur kujtova historine e tij.
Flinim te dy ne nje dhome me noti dhe xhama te thyer qe i kishim mbuluar me celofan serash.Ai jepte kimi dhe biologji ne shkollen e mesme.Ishte 41 vjec.Une sapo isha emeruar,ende s'i kisha mbushur te njezeteekatrat,jepja letersi dhe shkruaja poezi e tregime.
- Po ti ketu,profesor?-e pyeta kur u takuam per here te pare gati per t'ia shkrepur gazit ose sipas rastit,per te ndiere keqardhje, ndersa ai me shikonte me nje pale sy te paturpshem e provokues.
- U be mbledhje e madhe ne Institutin Veterinar per transferimet, me protokokoll, me te deleguar nga lart.I kisha marre masat me kohe,ashtu koke me koke me gruan e miqte dhe e dija si do ta hidhja lumin.Ngrita doren.Me leje,dua te dal vullnetar.Maskarenjte,asnje nuk ngriti doren pas meje.Me aq u mbyll.E hengra,pra.U bera nje dore.Te njohurit me largoheshin sikur te kisha gerbulen.Kujtonin, edepsezet, se do t'ju ngjisja qarkullimin.Drejtori ,nje hipokrit i lindur, me mori ne gryke,me uroi e me puthi shkarazi, me ca sy te ligj qe sikur me tallnin "'Te kam zili,koleg,ti nuk di c'ke fituar!" "Te s'ateme!" i thashe me mend.Pstaj iu drejtova me keto fjale,qe te pakten te shpetoja c'mund te shpetohej.
- Te lutem,me jep nje vertetim ku te sqarohet se do te sherbej dy vjet vullnetar ne veri.
Ai e beri shkresen me zell te madh,e firmosi,e vulosi,e protokolloi ne sekretari.Mua zemra sa s'me dilte nga kraharori.Xhan xhin perreth meje.Ishin zhdukur koleget e zyres,shoket e kafese dhe te thashethemeve.Mbeta vetem fillikat.E kisha ngrene perfundimisht.Tani po e kuptoja se isha treguar nje budalla me xhufke.E fotokopjova ne pese kopje shkresen dhe nje mbasdite mberrita ne qytetin e veriut ku bora arrinte dy metra lartesi.Nje e cova ne Komitetin e Partise,nje ne Komitetin Ekzekutiv,nje ne seksionin e arsimit,nje ne degen e Puneve te Brendshme dhe te pesten ne shkollen e mesme..Ta dinin mire se nuk rrija me shume se dy vjet.
Thimaqi ishte njeri i heshtur,njeri zyre,fjalepake,te keqyrte me nje trishtim te lehte dhe sic shprehej vete, mendohej pese here para se te hidhte nje hap.Ishte i varfer, me nje nene uloke, nje grua te semure nga tiroidet,dy femije te vegjel qe vuanin nga laringiti kronik.A ishin te verteta gjithe keto mjerime,qe i kishin rene mbi koke atij fatziu,te cilat na i rrefente me nje ze perplot keqardhje per veten?
Kur uleshim per te ngrene dreke ai rreshtonte ne tavoline ushtrine e vet te cuditshme,qe e quante ushtria e paqes:nje kokerr qepe te qeruar,nje thelpi hudher te cvoshkur me kujdes nga fletet e thara,nje kokerr domate te lare me sapun e uje te vaket,pastaj te ndare pergjysme,nje spec te gjalle jeshil ose te kuq te ferkuar mire e mire me picete te bardhe linoje,nje veze te ziere te qeruar e te vendone ne nje filxhan kafe,nje grime kripe te zeze, nga ajo me jod,nje grime piper te kuq,nje fete buke te zeze gati transparente,qe e pershkonte drita e debores dhe kur e pyesnim nese i pelqente vertet ajo haje,ai pergjigjej me nje aforizem nga shkenca e biologjise divulgative; "Ju dini te hani,po s'dini te ushqeheni." Pa e vene re,kinse sikur donim ta korruptonim,ashtu si me shaka,i hidhnim ne nje pjate gjelle me mish vici dhe i mbushnim nje gote me vere te kuqe.Per cudi nuk na e kthente doren, qe te mos na linte nusja,kapsalliste syte me nje lakmi te befte,hapte dhe mbyllte gojen si peshk dhe zinte e hante me oreks te madh ato qe i kishim shtruar perpara;nje korparmate krenare para toges se tij mjerane.U hap fjala se ai ishte tejet i varfer dhe gjithmone i uritur.Ne bisedat e mbremjes ai hiqej filozof.Kur e pyeta njehere per keqardhjen,mu pergjigj;"Keqardhja eshte njera faqe e meshires dhe vete meshira eshte gezim i lig."
Dritat ne kabinetin te tij rrinin gjithe naten te hapura.Punon profesori,thoshin njerezia,po pergatit majane.C'ishte kjo majaja? Thimaqi po shpikte nje ushqim te ri vitaminoz per bagetine,qe per baze kishte halat e pishes.Qytetthi priste.Do te rritej disa here prodhimi i qumeshtit,mishit,leshit.Njerezia ndalonin para kabinetit ne oret e mbremjes dhe pershendesnin me respekt shpikesin qe punonte dhe nuk dukej asgjekundi.Dritat vertet rrinin ndezur ne kabinet,po ai flinte per shtate pale qejfe,ne dhome,ne nje shtrat ngjitur me timin,me benevreke te bardha prej leshi,i mbeshtetur paq mbi tri jasteke te larte me pupla,qe i kishte sjelle nga Tirana,me pellembet e duarve te lidhura pas kokes.
Nje dite e thirri Kryetari i Komitetit dhe i tha te shpejtonte, se per diten e novatoreve do te organizonin nje ceremoni.U hap fjala se Thimaqin e kerkonte me ngulm Tirana,po rrethi e pengonte.Aty ne ate takim kryetari i dha sihariqin se do te ftonin dhe Televizionin Shteteror per te bere nje dokumentar a kronike per kete novatorizem me vlera te medha ekonomike.Kryetari i mbajti nje fjalim pa leter pastaj thirri sekretaren dhe pine kafe sebashku dhe ne ate grime kohe Thimaqi i rekomandoi nje formule tibetiane me hudher dhe alkol per kolesterolin dhe tensionin e gjakut.Sa i embel ky leshkoja nga Tirana,i tha kryetari sekretares,nje biondinke te kolme,para se te ikte me kujtoi se kishte ardhur vullnetar vetem per dy vjet.
Erdhi televizioni,u organizua ceremonia dhe kur te gjithe prisnin te mbaronte ai ankth e ajo kureshtje,Thimaqi tha me keqardhje te madhe se minjte i kishin ngrene majane.Po kronika u be,se duhej bere.Dhe qytetthi qeshi.Restorantet dhe kafenete mbeten dangull,vetem biskota dhe konserva mund te gjeje ne raftet e boshatisura,se njerezia i lane shtepite e rendomta,u mbyllen neper kafenete interesante dhe rrojten e u trasheguan te lumtur tri dite si ne perralle.Thimaq Majaja ishte heroi i dites.Nastradini i qytetthit ishte shfaqur me pohe e buje.Babloku yne vazhdonte paq jeten e vet dhe kur e kur filozofonte mbi ata jasteket e larte me pupla per njerezit e medhenj. Ate nate qe behej gurguleja neper kafene,ai me fliste per penicilinen dhe shpikesin e saj.
Ai ishte nje qytetth i cuditshem ku njerezia s'i perfillte mbiemrat,i ngjitnin njeri-tjetrit nofka sipas profesionit;doktorit te vesheve i therrisnin Hasan Veshi,atij te grave Zef Picka,kasapit Kol Mishi.Dhe personazhit tone i ngjiten nofken e shpikjes, Thimaq Majaja.
Po nuk mbarojne me kaq kuturisjet e bujshme te ketij njeriu qe donte te linte emer ne jeten e atij qyteti te vogel provincial.Ishte nentor,e premte..Ne mes te salles ku behej mbremja qendronte nje fuci e madhe e lyer me varak,qe ishte shnderruar ne stufe.Ajo kerciste,brambullinte e gjemonte me hare nga zjarri.Hanim proshute,bifteke te skares dhe pinim vere te kuqe Kallmet.Te gjithe kishim ardhur ne qejf.Papritur sallen e pershkoi nje si dritherime elektrizuese dhe ra heshtja shurdhane si me fashe.C'kishte ngjare?Drejtoresha,nje grua e madhe babaxhane, e pa e para ate skene dhe beri nje shenje me dore,ndersa doren tjeter e vuri ne faqe me turp.Ne pantallonat kafe te zberdhylta te Thimaqit binin ne sy dy arna te medha te qepura liksht me pe te bardhe.Ishte vertet e turpshme ,po dhe e trishtueshme te shikoje bythet e tij te mbufatura me ato mballoma qesharake,qe i kishte qepur vete.Keqardhja perzjehej me turpin dhe dhembshurine te grate,ndersa nje gaz i lehte endej ne syte dhe buzet e burrave.Ata ishin gati t'ia shkrepnin me te madhe.
-C'ben mor i zi,- i foli drejtoresha - vete i ke katranosur?
- C'te bej,drejtoreshe e nderuar,burri ne shtepi te vet e ka koken,aty e nderrojne,e veshin,e qepin,po une kam kohe pa vajtur ne shtepi,u kam harruar fytyrat femijeve,u bene plot dy muaj e dy dite.
- C'thoni,t'i japim leje Thimaqit? pyeti drejtoresha.Dhe ne u pergjigjem te gjithe ne kor me nje po te hareshme si ata femijet e kopshtit.Nderkaq Thimaqi yne i mori doren asaj, nje dore te madhe topolake dhe e vuri te buzet me mirenjohje.Dhe kur po prisnim qe ai te thoshte nje fjale,u zhduk nga syte kembet,pa harruar te na hidhte nje buzeqeshje te cuditshme.
Te nesermen Thimaqi mori tri dite leje dhe ia mbathi per ne shtepi..Ate dite rastisi te shkoja edhe une me pushime.Udhetuam bashke me autobuzin e linjes,nje karakatine qe troshitej ne rruget e pashtruara dhe rrapellinte sikur do te cahej me dysh.Ai qeshte vetmevete dhe kendonte si i lajthitur "Bulevardi i Korces/ Ka vajza pa mase/ dalin te shetisin /pa lejen e mamase.Kjo serenate e njohur nuk i shkonte fare atij njeriu perplot brenga e keqardhje,me sy te embel e te zgjuar qe ngazelleheshin ngapak vetem atehere kur fliste per shpikjet e tij te fantaksura.Rruges me fliste per urrejtjen qe kishte per makinat e rastit.Bah,une te hipi ne to ,kurren e kurres! Po gruaja,po nena,po femijet, po gjeniu,( se djalin e madh e quante gjeni ),cdo te behet pastaj me ta?Do t'i marre lumi te gjithe,une ne ndonje humnere ku do te me shqyejne ujqerit,ata ne jetimore e azile.
Zbritem nga autobuzi dhe pritem ne ane te rruges:une nje makine cfaredo,ai autobuzin e linjes: Bajram Curr-Tirane ose Kukes- Tirane.
- Vetem me keto dy autobuze mund te udhetoj,tha ai -
Nuk cenoj parimet,ti qofsh qe pret nje makine cfaredo.Po je dhe ca i justifikuar,se nuk ke cati mbi koke,te terheq aventura..
- Pime nga nje fernet,i thashe.
- C'thua,ngriti zerin me kercenim,-Une,jo e jo,kurre,po as ty nuk ta keshilloj.Jeta eshte kursim,xhep dhe shendet.Pse te na vije turp?Une do te isha dakort po te haja nje kupe me kos dele.Higjiene.Diete.Shije.Kenaqesi.Thuajse nuk kushton fare.Ferneti shoqerohet me kafe dhe cigare.Pasojat;nga parate troke,nga morali cope,nga shpirti bloze..
- Eja merr nje kupe kos,i thashe pa ia varur shume shpjegimit te tij te shplare pa kuptim - do apo s'do?
- Po vij te shoqeroj ty. Dhe u capit duke i hedhur hapat te medhenj sikur po e ndiqnin.
Ne klub piqej kafe ne qebape me bisht te gjate,dikush bluante ne nje mulli te madh te vjeter prej tunxhi qe kerciste fort ,nje tjeter ziente kafete taze ne zhezve te tymosura,ne nja dhjete a dymbedhjete zhezve si te bera me dore nga nje kallajxhi katundi,te zhytura ne hirin e trashe dhe thengjijte pergjysme te ndezur ne dy mangalle te medhenj,qe ishin vendosur mbi banakun prej druri te palatuar te nxire e te pahitur me hi dhe pluhur.Ishte nje nga pamjet me te rendomta te klubeve te rruges,qe te ngjallte nje ndjenje te trishtme.Thimaqi belbezoi dicka te pakuptueshme kur mori ne duar kupen prej porcelani me kos te trashe dele.E pikasa ate shenje lojcake e hokatare te mikut qe s'dukej dhe aq i kenaqur vetem me kosin.Ne kohen kur nisi te rrufise kosin me surba te medha dhe te mbytej me lugen e madhe perplot me pilaf qe avullonte duke perhapur taftin e kendshem te gjalpit te shkrire,ne rruge ndali duke shfryre autobuzi i linjes Bajram Curri-Tirane.Ai shqeu syte ,la kosin dhe pilafin me keqardhje te hapur dhe ia dha vrapit si i marre.
As qe i ktheva syte nga xhami i lerosur,i mbushur me sterkala nga pellgjet e rruges perjashta.Une vazhdova te pije i qete e duke enderruar fernetin tim te erret ku shikoja gjithmone sa here vija ne qejf,nudo blu.
Pas pak u kthye dhe i u pervesh pilafit dhe kosit te tij,me njefare babezie,po edhe sqime te perkore,qe megjithate te binte ne sy.
- S'kishte vende.
- Eshte e shtune.
- S'kam fat me autobuzet e linjes nderqytetese.
- Mos e mallko fatin.Ndoshta ne linjen tjeter Kukes-Tirane,ai te ka zene vendin e pare perbri shoferit dhe pas gjysme ore do ta kesh ketu.
- Nuk parashikoj asgje te tille.S'besoj te fati,po vetem te puna,mendja.
- Une besoj dhe s'me ka dale keq.
- Ti je ku rafsha mos u vrafsha.Ne Tirane te pret e dashura,parku i madh,gota me vere,bifteku i skares i rrahur me ereza,ndersa mua me presin ankesat,semundjet,trishtimet.
Ai sikur te luste ta merrje ne mbrojtje dhe te jepje dicka per te.
- Do dhe nje pilaf tjeter?
- I mire ishte!
E hengri pilafin qe ia sollen menjehere dhe nje kos tjeter me pas duke me rrefyer per veten.Mbaj mend qe me tha se do ta kerkonin ata te Tiranes,por do te ishte vone,teper vone.Keshtu ndodhte me njerezit e zot dhe kjo humbje totale,e theksoi fjalen totale,vinte nga zilia e shokeve te punes,qe per fatin e tyre te keq,s'i kishin aftesite e tij te medha.
- Ku shkoni ju? pyeti dikush,nje burre shtatmadh me mjekerr dhe kapele feltri te lerosur,qe po fshinte buzet ne tryezen aty ngjitur.
- Ne Tirane,i thashe.
- Kam vetem nje vend.Eshte ai Saureli me trupa te rruga,e shikoni?Me vjen keq qe do t'ju ndaj.
- Ky pret autobuzin e linjes- i thashe - po vij une me ty.
Shoferi eci perpara,shpatullan,superene,me nje kembe te cale.I dhashe doren Thimaqit,qe me keqyri ne menyre te cuditshme,sepse iu drodhen faqet nga nje tik nervor dhe u nisa me pertese,pa fare zell,sikur te mos doja te shkeputesha nga nudot blu ne lengun e erret te fernetit.Kur po ngjitesha per te hyre ne kabine,nje dore e fuqishme,tejet nervoze,me terhoqi poshte.Ishte Thimaqi,qe duke dihatur,me tha shpejt e shpejt:
- Lerme mua..s'kam kohe..me pret gjeniu..
- Po ti..- belbezova une i hutuar dhe nuk thashe asgje tjeter, se syte e tij te embel kishin kaq shume lakmi sa te trembnin.Jo vetem u terhoqa menjane,po e ndihmova te futej ne kabine ndersa ai shtyhej,ngjeshej e ngjitej me ngut sikur po e ndiqnin.Dhe kur i urova rruge te mbare,dera ishte mbyllur me kohe.Ai as qe e ktheu koken nga une,te pakten te me jepte nje pershendetje cfaredo.Po kur mendova per nudot blu ne ate klub prej derrase te kalbur, qe po e mbulonin hijet e muzgut alpin,e ndieva me shume se kurre deshiren per te shijuar jeten dhe ne nje klub te vjeter e te piste si ai,ne ate humbetire perplot merzi e pikellim pa ane e pa fund.
Nje nate me debore ai me zgjoi:eja te pijme,te behemi bythe,me erdhi transferimi.Pra,vullnetari yne kishte mbushur dy vjet ne qytetthin e veriut.
Kaluan kohe,nje dite e takova rastesisht ne Tirane dhe ai me tregoi historine e kthimit. "Mora autobuzin e linjes ate mengjes,te kujtohet dhe u nisa.Me percollen shume njerez me lot ne sy.Nuk harrova te hidhja nje gur prapa.Zbrita ne Lezhe dhe hyra te Turizmi per te ngrene dreke.Atje me zune syte shoket e Institutit te Farogjereve.C'koincidence! Ata shkonin me sherbim ne Shkoder.Me pane dhe i pashe,po s'vura re entuziazem te asnjeri prej tyre.U dhashe doren me gezim dhe u thashe se te henen do te isha serish midis tyre ne zyren e dikurshme,ne ate zyren e dashur me parket,kolltuqe lekure,abazhure dhe nje vazo te madhe me lule asparagusi ngjitur me deren..Nuk e di pse ua permenda dhe keto detaje,ndoshta ngaqe kisha shume mall.Po ata rrinin si te ngrire.Nuk thane urime,po dicka peshperiten me gjysme zeri,me pane me frike sikur do t'i zija vendin ndonjerit prej tyre.S'me ftuan te ulesha ne tavoline,s'me qerasen,po as nuk donin t'i qerasja me nje kafe a nje vere.Me nje fjale me kishin vene kryqin.Shkova ne vendin tim ,ne nje tryeze nga fundi i salles dhe nisa te haja ne qetesi ( c'qetesi zeza ) ate qe kisha porositur:nje turli sade dhe nje gote vere te lire nga ajo e cilesise se trete.Per here te pare kjo puna e vullnetarit po me dukej shume e komplikuar.Ata te gjore nuk kishin patur faj.Nje jave pasi kisha filluar pune,drejtoria nisi nje tjeter vullnetar ne qytetin e vogel te veriut..Dhe mua me emeroi shefin e tyre.Me degjon,shefin e tyre! U hakmorre? do te pyesesh ti.As qe me shkoi neper mend nje gje e tille.Nuk ndjen gezim per te mundurit.Hakmarrja e vetme ishte se s'fusja me doren ne xhep, ngaqe me kujtohej ajo gota me vere e cilesise se trete ne Turizmin e Lezhes."
Tani rrija dhe degjoja fjalen e Thimaqit per qente e kastruar dhe eleminimin e qenve te semure,ne nje salle mondane ne hotel Sheraton.
- Ka dale ne pension,punon vullnetar prane nje fondacioni amerikan,- me tha dikush prane meje - eshte shume energjik,njeri me vizion.Se shpejti do te vere ne zbatim nje projekt te rendesishem per t'i grumbulluar tere qente bastard te Tiranes ne nje qender andej nga liqeni arificial.Do te na shpetoje.I lumte Thimaqit!
Thimaqi me vuri re,po beri sikur nuk me njohu.Ndoshta kishte frike, se, mos pa dashur ,mund te tregoja si nje qyfyr te vjeter ate historine e majase qe e hengren minjte.
Tani punonte vullnetar per amerikanet,S'i thonin shaka.Me erdhi ne mendje,se po te ishte atje,ne qytetin e vogel te veriut,ku njerezit te vene nofka, mund t'i therrisnin Thimaq qeni.

6 comments:

said...

Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të rikthejnë të dashuruarit e tyre dhe shumë që duan të mbeten shtatzënë ose të kurojnë sëmundje. ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) Për shkak se ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { findritualforlife@gmail.com }
Whatsapp: +3550685677099
+2349046229159

Elsina Mecaj said...

Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo, pasi i tregova per gjendjen time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
* magji dashurie
* magjitë e tërheqjes
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtëse
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
* magji llotarie
* magji me fat
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512

Anna said...

A JENI NDIJE SE MARTESA JUAJ PO SHKËRBET/SHKURORZIMI/DASHURIA E HUMBUR DHE POSHTË FINANCIArisht ??? SHTEPIA SHPIRTËRORE DR ELLEN OMIRI ËSHTË ZGJIDHJA E PROBLEMEVE TUAJA. TELON OSE WHATSAPP:+2348106541486
*Magji e fuqishme dashurie.
*Hakmarrja e korbit të mallkuar.☎ +2348106541486
*Regjistruesi i magjisë së dashurisë për të rikthyer të dashurin e humbur në 24 orë.
*Shëruesi tradicional për të rikthyer të dashurin e humbur (kthehu ish-dashnor pa kodim).
*Magjitë e martesës. Email: ellenspellcaster@gmail.com
* Shërues lokal.
*Herbalist/shërues tradicional.+2348106541486
*Fallxhorja
*Leximi me pëllëmbë. Email: ellenspellcaster@gmail.com
*Lexim psikik.
*Çmenduri e shkaktuar nga zanati i shtrigave.+2348106541486
*Magjitë e zeza për të rikthyer një të dashur
*Magjitë e puthjes/tërheqjes.
*Fëmijët kokëfortë
*Fëmijët e shurdhër në klasë
NE OFROJMË SHËRBIMET TONA NË TË GJITHA VENDET NË TË GJITHË BOTËN THIRRJE/ WHATS APP:+2348106541486
E-MAIL: ellenspellcaster@gmail.com

Afrodita said...

Burri im është kthyer!!! Pas 1 vitesh martesë të prishur, burri më la me dy fëmijë dhe jeta ime u shkatërrua. Doja t'i jepja fund, gati vrava veten se ai na la pa asgjë. Jam thyer emocionalisht gjatë gjithë kësaj kohe dhe jeta më duket e pakuptimtë. Një ditë besnike, duke shfletuar internetin, hasa në disa dëshmi për Dr DAWN. Disa njerëz dëshmuan se ai e ktheu ish-in e tyre, të tjerë dëshmuan se ai rikthen mitrën dhe shëron sëmundjet me barishte. Më shumë më interesonte pajtimi me bashkëshortin tim, të cilin Dr. DAWN e bëri të mundur që ta kthente burrin për 3 ditë. Tani burri im është kthyer dhe ne kemi jetuar të lumtur që atëherë. Të gjitha faleminderit për Dr DAWN. Këtu, kontaktin e tij e lë për të gjithë. Sepse ka çdo lloj sfide,
Email (dawacuna314@gmail.com)
Whatsapp: +2349046229159

Unknown said...

Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
1) Magjitë e dashurisë
2) Kthehu i dashuri
3) Ribashkoni burrin ose gruan
4) Nëse keni pela të natës
5) Kurë për HIV dhe kancer
6) Unaza e fuqishme magjike
7) Magji për fat të mirë
8) Thyerja e obsesionit
9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

Anna Gjoci said...

Faleminderit për atë që bëre për mua { Dr. Ellen}! Burri im ndaloi së plotësuari dokumentet e divorcit pasi të kontaktova që të më ndihmoje të ndaloja divorcin me burrin tim dhe tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Siç the i gjithë procesi i divorcit është anuluar dhe gruaja e keqe që po shkakton problemin në martesën time ka lënë burrin tim dhe tani jemi të lumtur së bashku. Nëse po e shihni këtë dëshmi dhe keni probleme në marrëdhënien tuaj, martesën ose ndonjë problem tjetër. , ju mund të kontaktoni atë me email:( ellenspellcaster@gmail.com ) ose WhatsApp saj ( + 2349074881619 ).

Ai specializohet në magjitë e mëposhtme:

* Duajini Spells
* Flet martesa
* MAGIKI I PARË
* Folje të mira
* Foljet e shëndetit
* Spells Seksual ATTRACTION
* MAGIKA E KRYESORE
* Kazino Cave
* Merrni masat e mallrave
* Foljet e mbrojtjes
* Lottery magji
* Flet LUKKY
* Folje të mirë